Policia ushtron dhunë në stadium. “Tifozët kanë thirrur kundër Berishës”, thuhet në A1 Report

Postuar në 08 Prill, 2013 05:27

Shqipi i sotëm, në kronikën sportive, flet për ndeshjen mes Tiranës e Skënderbeut (1-0), dhe fokusohet tek dhuna e ushtruar nga policia ndaj një numri tifozësh të Tiranës. Dhuna ka qenë e  shpërpjestimuar, dhe është shoqëruar me ndalime të shumë tifozëve të një grupimi me emrin ‘Tirona Fanatics’. Në gjeratoren e dhunës ka përfunduar dhe një operator i Top-channelit që ka kërkuar të filmojë atë që po ndodhte si në stadium, ashtu dhe para komisariatit nr. 1. Sipas Shqipit, ka qenë zv. shefi i komisariatit nr. 1, Erzen Breçani personi që ka ushtruar dhunë mbi operatorin.

Nuk jepen motivet e “zemërimit” të policisë. Televizioni A1 Report, dhe Tema online që e pason, kanë qenë të vetmet burime informacioni që kanë një version të tyrin lidhur me këtë ngjarje. “Policia ka ushtruar dhunë barbare ndaj tifozëve të Tiranës gjatë ndeshjes me Skënderbeun, pas thirrjeve të këtyre të fundit kundër kryeministrit Berisha. Tifozët kryeqytetas kanë bërë thirrje kundër Berishës ndeshjen e sotme, raporton A1 Report, pasi ata bëjnë përgjegjëse pikërisht qeverinë për situatën e rëndë në të cilën ndodhet Tirana, si dhe kryebashkiakun Lulzim Basha. Që kur drejtimin e Tiranës e mori Basha, ekipi kryeqytetas është mbushur me të punësuar militantë, ndërsa ka pasur probleme të vazhdueshme ekonomike.”, thuhet në Tema.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Tifozi Tirones (not verified) on

Pse i deformoni lajmet???
Ne stadium dje nuk ka thirrur askush kunder Berishes. Apo per ju pa politike nuk ka lajm???
Eshte e vertete qe ka pas perplasje me policine, por thirrjet kane qene "Poshte Komunizmi". Tifozet bardheblu historikisht kane qene te djathte...

Submitted by Dritan (not verified) on

Cfare domethene qe historikisht tifozet bardheblu kane qene te djathte?????

Kush jane tifozet bardheblu, dhe sa nga ata e dine se cfare do te thote i djathte? Tifozat e Tirones kane perfaqesuar nje pjese te popullates se dikureshme, ne krahasim nga Partizani apo Dinamo. Sot te thuash qe dikush ne Shqiperi eshte i djathte (duke patur parasysh kriteret e se djathtave ne bote), eshte nje cmenduri.

Per cilet tifoza flet ti? Se psh une di qe ta qe u sistemuan ne bathore o bene "tironsa" dhe shkonin ne stadium me Tironen. Vetem ne boten e Berishes mund te quhen te djathte.

Sa per dijeni, Tirana, ajo historike ka qene gjithmone e anuar nga a majta, jo komuniszmi sic thua ti, sepse komunizmin e ke tek PD (te djathtet sic i quan ti). Tirana ka qene dhe do jete e majte...........................duke filluar nga 1992.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.