Shënim: Ekonomia më e dobët në 23 vitet e fundit (duke përjashtuar ’97-n)

Sipas Institutit tonë Kombëtar të Statistikave (INSTAT), ekonomia shqiptare u shtua me vetëm 1.6 për qind gjatë vitit 2012. Duke përjashtuar vitin 1997, ku pësuam një ulje prej 11 përqind nga prag-lufta civile, rezultati ekonomik për vitin 2012 është më i ulti që nga viti 1991, kur diktatura ra dhe u zëvendësua nga demokracia dhe ekonomia e tregut. Ky rezultat është gati dyfish më i ulët se parashikimi i fundit i Ministrisë sonë të Financave, që priste të mbyllte vitin e kaluar me rritje ekonomike në nivelin 3 përqind. Kredia bankare ka qenë motorri i zhvillimit të Shqipërisë në vitet 2004-2007, por prania e fortë e bankave greke bën që një ngjarje e pakoordinuar e kredisë në Greqi të vendosë bankat bija në Shqipëri nën presion, duke çuar në një tërheqje të mprehtë të kreditimit nga vendi. Nga ana tjetër, vendi ynë ka një problem të madh strukturor në ekonomi, që qeveria ka qenë e paaftë ta zgjidhë në periudhën 2005-2012. Edhe pse nëntoka jone është e pasur në depozita natyrore (siç ka depozita të pasura të naftës, gazit natyror, boksit, mineraleve te hekurit dhe bakrit), një politikë mbrojtëse inekzistente e pasurive kombëtare, krimi dhe korrupsioni kanë sjellë një stepje të fortë të investimeve të domosdoshme të huaja. Edhe ato investime që nisën të hynin në energjetikë, tani janë në stanjacion, me partnerin kryesor austriak të larguar nga investimi 1 miliardë eurosh në kaskadën e Devollit. Shqipëria do të vijojë të mbetet një nga vendet më të varfra në Evropë, në rast se politika ekonomike qeveritare (e cilësdo qeveri) nuk ndryshon. E.Shehu
Comments
Si ka mundesi ne sikur jemi
<p>Si ka mundesi ne sikur jemi te DYTET ne Europe dhe te 4 ne Bote. Mos eshte nje shpifje nga " Kripto Komunistet " qe nuk e duan " liderin" tone te "madherishem" qe mendon nate e dite per ne. Qe ka sakrifikuar dhe ngritjen e klinikes se tije sic ka thene se do behej milioner nga ajo klinike, por po rri i varfer qe te na sherbeje NE</p>
shifra qe jep Instat-i
<p> shifra qe jep Instat-i eshte e shtuar sipas tradites berishiane. FMN ne World Economic Outlook (WEO) te tetorit 2012 e vleresonte rritjen e GDP-sw per Shqiperine <strong>0,7%</strong>, ndersa tashti ne faqen per vendin tone e jep kete <strong>0,5%</strong>. Opinionin apo vleresimin e saj perfundimtar do ta kemi brenda javes se ardhshme me publikimin e WEO 2013 April. Ne gjithe vendet njifen keto shifra dhe jo ato qe japin qeverite autokratike. Mbi to bazohen dhe marrdheniet ekonomike e tregtare si dhe investimet ndermjet vendeve.</p>
Add new comment