Autori i dyshuar i vrasjes së balerinës, nipi i nëndrejtorit të policisë Kuliçaj?

Sipas portalit online të gazetës Dita, policia e Tiranës ka identifikuar autorin e vrasjes së balerinës Sonila Tafa. “Dita” online shkruan se “Policia e Tiranës bën të ditur se autori i dyshuar i vrasjes aksidentale të vajzës 26-vjeçare është Artur Kuliçaj, 34 vjeç, nip i Agron Kuliçajt, nëndrejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit. Ai është shpallur në kërkim dhe uniformat blu po punojnë për kapjen e tij.”
Në lidhje me ngjarjen, Gazeta Shqip shkruante sot se “26-vjeçarja është vrarë me armë zjarri mëngjesin e së shtunës në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Kasharit, në një prej lokaleve të natës, me muzikë live dhe balerina. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima, e identifikuar si Sonila Tafa, është qëlluar aksidentalisht, por ende nuk dihet se kush ka qenë objektivi.”
k.c.
Comments
Kur u bene edhe [deleted] per
<p>Kur u bene edhe [deleted] per te bere jete nate ha ha ha....ky stan kete bulmet ka thote populli, [deleted] e [deleted] megjithe vjedhjet kolosale qe kane bere perseri derra ngelen...turp...ku eshte pare e degjuar ne ndonje vend te botes ku njerezit shkojne per t'u argetuar e te plase lufta si ketu tek ne dhe te vriten balerinat....dava [deleted] qe po na turperojne sa s'ka ku te veje me.duam te hyjme edhe ne Europe ne ...</p>
Ore se mos eshte nipi i Edi
Ore se mos eshte nipi i Edi Rames dhe e keni ngaterruar?? Po c'jane keto lajme pa fakte more aman? Nqs akuzoni dike nxirrni dhe provat apo faktet qe e vertetojne pohimet nuk mund te mjaftohemi thjesht me citatet nga gazetat. Mos u beni faqe interneti amatore.
po ja, dikush eshte nipi i
<p> po ja, dikush eshte nipi i Kulicajt, dikush i biri i Rucit, dikush i biri i Xhuvanit.</p><p>Cfare domethenie ka ky lloj lajmi i dhene ne kete menyre?</p>
Add new comment