Mustafa Nano, ri-komenton frazën ‘bashkimi i të gjithë qelbësirave...’ dhe flet për këtë ‘gjellë që ta shpif, por e vetmja që të mbush barkun'

Postuar në 06 Prill, 2013 10:23

Mustafa Nano i rikthehet në një intervistë për Aleksandra Bogdanin te MAPO frazës së përfolur aq shumë “të bashkimit të të tërë qelbësirave kundër Berishës...”, dhe e quan një frazë të natyrës amorale, por, për fat të keq praktike, dhe, siç thotë Nano, ‘nuk mburrem që e kam thënë’.

Është një frazë e natyrës praktike, dhe amorale, dhe qoftë dhe për këtë arsye, nuk mburrem që e kam thënë. I qëndroj asaj, por nuk mburrem, e nuk e them me gëzim, si të kem gjetur një deus ex machina. Thjesht kam bindjen se hë për hë nuk kemi zgjidhje të tjera, që të mos jenë të natyrës amorale. Me ngjarjen e 21 janarit, dhe me gjithçka erdhi pas (Berisha vodhi Bashkinë e Tiranës, gjyqet lidhur me Metën e Gërdecin përfunduan ashtu si përfunduan, Berisha zuri t’u thosh deputetëve të opozitës në Parlament që “rrini urtë se ua bëj prapë si më 21 janar”, dhe pas kësaj fitoi shumicën e votave të banorëve të Gërdecit, Meta nga ana e tij gati dyfishoi votat e veta në zgjedhjet lokale, Berisha mori SHISH-in, prokurorinë, dhe të gjitha institucionet e tjera publike e shtetërore, nervi i rezistencës po ngordh për fare, aktorët publikë po bien e dorëzohen një e nga një etj. etj.), zura të ulem me këmbë në tokë. Dhe kuptova se nuk ka një mënyrë tjetër për ta rrëzuar atë që unë e quaj regjim. Është vendi për të bërë një nënvizim lidhur me resursin “Meta”. Kush e ka parë Berishën thjesht si një politikan të korruptuar, nuk ka asnjë arsye të votojë as për Ramën, as për dyshen Rama-Meta; mund të votojë fare i qetë sërish për Berishën. Puna është se Berisha, sipas meje, është shumë më tepër sesa kaq...” shkruan Nano. Dhe e mbyll, me atë që është dhe titulli i shkrimit, “është një gjellë që ta shpif, por e vetmja për të mbushur barkun”.

Intervistën e plotë mund ta gjeni në linkun http://www.mapo.al/2013/04/06/mustafa-nano-rama-meta-nje-gje...

k.c.

Comments

Submitted by Diferenca pa Moral (not verified) on

Zoti Mustafa Nano,

S'ka asgje te keqe qe Peka apo Fevziu apo tjeterkush, ruajne mendimin e tyre per Berishen, Ramen apo Meten.

Madje, si gazetare, ia vlen te jepni shembullin se nuk bezdiseni apo zemeroheni prej fjales, aq me shume te kolegut.

Ia vlen te kete nje dallim mes sjelljes se hapur e mirekuptuese te gazetareve me njeri tjetrin, edhe kur ata bejne zedhenesin e dikujt ne politike, dhe politikaneve qe duket sikur hane njeri tjetrin, por pas dyerve te mbyllura lene jashte...tere Shqiperine!

Po, dihet, eshte e veshtire te mbetesh i pavarur ne ate vend. Ne kete hulli, dicka mund te tolerohet ne veteperdorjen e gazetareve.

Nuk besoj se jeni ne nje mendje me Ed Ramen qe zuri ne goje burgosjen e mesuesve qe s'jane ...le te themi te pavarur nga Qeveria qe u jep pagat e mbijeteses!

Mendoj se kryesorja eshte te mos bashkohesh me Te Keqen, kjo po, kjo nuk duhet heshtur. Edhe kurr beson se je kunder se Keqes se Madhe, nuk eshte mire te justifikohemi ne bashkimin me Te Keqen e Vogel, thjesht edhe e Keqja e Madhe, ka qene e vogel ne fillim...

respektet per artikulimet ne favor te se mires, sado te vogla te ejene ato...

Submitted by Kafshist joiNdotur (not verified) on

Muçi tirr lesh,

kjo është hera e fundit që unë shkel në këtë cep militantësh.

Submitted by ds (not verified) on

Nqs pas aleancen te shpifur Rama-Meta, u fol per imoralitet politik, pse mos te flasim per imoralitet mediatik…???Dhe ky Muc Nanua sikur ka dale per tu be kampion i [Deleted] mediatike…Si mund ta ngopka Nanon Ilir Meta ne koalicion e aq me teper ne opozite, kur deri dje ishte paterica e Berishes dhe deri dje ishte kampion korrupsioni ne ushtrine qeveritare(?!). Nuk e di po a ke nje fare turpi or Muc Nano?! Po ruani dinjitetin or te mjere. Mos u masturboni me aleancen e nje hajduti ordiner si Ilir Meta. Se Ilir Meta dhe organizata e tij e 20% eshte nje fekal politik. Nqs ty te ngop fekali qe kundermon ere, mjere ju dhe kush ju jep honorare neper media…

Submitted by Pershendetje (not verified) on

Nje gjelle qe ta shpif nuk te ngop asnjehere.  Shpresa mbetet ne nje alternative te re politike ... por dhe kjo do te doja kohe per tu realizuar.  Ne Shqiperi mungon inteligjenca si shtrese shoqerore e cila do te krijonte boshtin moral, social and ekonomik ne menyre qe populli te kishte nje fare orientimi ne perzgjedhjen e duhur te klasave/njerezve ne politike.

Submitted by Anonim (not verified) on

Jam nje anti berishe I terbuar qe nga 93shi. Por kete aleance nuk mund ta votoj. Me mire barkun bosh se te hash mut.

Submitted by asim debi (not verified) on

I dashur Muçi !   Kam disa pyetje per te cilen dua nje pergjigje : 1.Ky bashkim do sjell perparim ekonomik duke zhdukur korrupsionin apo nga programet e PS (deri tashti shohim retorik). Sepse po te jete se ka ndermend te luftoj korrupsionin nuk ka si vazhdon me  Meten.        2. A mund te jete demokratik nje shtet i korruptuar.  3. Sjellja e deritashme e Rames eshte qartesisht autoritariste (per te mos thene autokrate) :perzgjedhja apo emerimi i deputeteve, marrveshja (pazari me Meten) pa pyetur Partine dhe aleatet        e te tjera e te tjera.

Submitted by Albi (not verified) on

O Muc,

po mire nje gje nuk na ke shpjeguar ti mire asnjehere. Ca eshte "regjim", cfare karakteristikash dalluese ka ky meqe Berisha qenka jo vetem i korruptuar? Mbi te gjitha, me e rendesishmja, si lind "regjimi", kush jane kushtet qe e favorizojne ate dhe cfare e parandalon? Dhe me e rendesishmja e mbi te gjitha, pse keto karakteristika dhe kushte vlejne vetem per Berishen e jo per Ramen? Pse Rama qenka per ty nje njeri qe neser do limitohet me vjedhj, po nuk do ngrej nje regjim?

Ashtu si e kam mesuar une historine, vjedh ai qe e di qe nuk kapet. Dhe qe te mos kapesh duhet te jesh i siguruar qe pushteti yt eshte me i madh se te tjereve => pra regjim.

Submitted by Sphynx (not verified) on

Sido qe te jete, shprehja eshte shume e goditur dhe ka per te mbetur ne fjalor edhe per shume kohe me pas.

Submitted by diu (not verified) on

Shume nga ju  keni qef te tregoni qe berisha eshte i forte,por ndryshe eshte realiteti,berisha eshte i forte ne aparence duke rrethuar vendet ku shkon me gardist dhe polici private,kurse meta eshte i forte ne shtepi sa te therret ti shkosh per te pire kafe.sa per marveshjen ps-lsi loja do vazhdoje deri diten qe ne si popull te kuptojme pisllikun e lojrave politike qe bejne keta ne kurriz te popullit.

Submitted by Natyralisti (not verified) on

Aleanca PS-LSI,mund te themi se eshte afirmim publik dhe zyrtar nga PS-ja i shprehjes banale se politika eshte imoralitet dhe putane.

Atehere çfare mund te presesh nga nje qeveri imoralesh dhe putanash.Kjo aleance ka shkuar shume larg imoralitetit,e ka ngritur ate ne sistem politik qeverisje.

Mund te jete nje rast unikal ne shkalle boterore.Nismetar i ketij imoraliteti politik eshte bash personi qe e prezanton vehten si nje moralist i thekur.

Kujtoni,eshte bash ai person qe i rrahu krahet Sali Berishes per Gerdecin,qe shkaterroi ligjin themeltar te shtetit me ndryshimet kushtetuese,qe propozoi dhe miratoi

nje kod zgjedhor sipas te cilit lista e kandidateve per deputet duhej te behej nga ai vete dhe "partite e vogela" duheshin eliminuar,eshte bash ai person qe ftoi publikun

dere me dere per proteste popullore kunder Berish-Metes,i dergoi ata ne gryke te pushkes ndersa vete nuk ishte ne ball te tyre por ja mbathi duke i lene viktimat e

gjore ne mes te bulevardit,eshte bash po ai qe u rrahu gjoksin shqipetareve se do te mbronte votat e tyre nga banda e Berishes dhe nuk qe ne gjendje te detyronte

kerkesen e ligjeshme per hapjen e kutive te votimit,eshte bash ai qe pasi i futi ne greve urie njerezit per tri jave me radhe dhe bojkotoi parlamentin per nje vit,i anulloi ato

pa arritur asnje rezultat duke u darkosur me Berishen dhe disa burokrate europiane ne mejhanet e europes "Krokodil" pa u adresuar e diskutuar per to jo ne mejhane

por ne institucionet zyrtare europiane.Te gjitha sa siper jane brenda kornizes se tij konceptuale,autokratike dhe karrieriste per imoralitetin politik,per te arritur marrjen e

pushtetit me çdo imoralitet.Atehere ku eshte e mira e popullit nga zevendesimi i  nje bande qeverisese me nje bande imorale,fundi eshte i njejte.Atehere duhet te jesh njeri i

pamoralshen qe te votosh imoralet dhe putanat e politikes.Ne nje shtepi publike shkojne vetem putanat dhe te pamoralshmit.

Submitted by Anonim (not verified) on

Mire e ka Muçi, rendesi ka qe ai te mbushe barkun, ne dreq vafshin morali, nderi dhe dinjiteti.

Submitted by davidi (not verified) on

leri alibite e maskarenjve o rrogetari muc. ekziston edhe varianti i perizit, pastron trupin dhe shpirtin. bojkotim them une dhe te gjithanshem te kesaj politike.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.