Po mbrohen "më shumë se duhet" të drejtat e komunitetit LGBT? Myslimanët vs Totozani

Postuar në 05 Prill, 2013 07:53

Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka reaguar ndaj letrës që Komuniteti Mysliman i drejtoi ministrit të Drejtësisë, Eduart Halimi. Avokati i Popullit, Igli Totozani, u shpreh se institucioni që ai drejton është ka qenë i hapur me të gjitha shtresat e popullsisë, pa privilegjuar asnjë. Avokati i Popullit shprehet më tej se institucioni nuk është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë - shkruan agjensia BalkanWeb.

Reagimi erdhi pas Gazeta Shqiptare botoi sot një artikull ku thuhej se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, përmes një letre drejtuar ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, ka shprehur shqetësimin në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT nga Avokati i Popullit. Citon kjo e perditshme letren: “Disa pseudo-probleme po amplifikohen pa të drejtë nga disa drejtues institucionesh, duke i bërë të shfaqen si çështje alarmante, që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, duke i ngritur në nivelin e kritereve të domosdoshme për vazhdimin e rrugës së Shqipërisë në proceset integruese për në Bashkimin Evropian, e duke eklipsuar problemet e vërteta të shoqërisë shqiptare. Shprehim indinjatën tonë të thellë në lidhje me qëndrimet e mbajtura së fundi nga ana e institucionit të Avokatit të Popullit, e në mënyrë të veçantë nga titullari i këtij institucioni, z. Igli Totozani, në lidhje me të ashtuquajturin problemi i homofobisë. E theksojmë, në mënyrë të veçantë nga titullari i institucionit, pasi vërejmë një ekses të pajustifikuar nga ana e tij, në lidhje me këtë çështje". Për këtë arsye, ata kërkojnë që ministri Halimi të mos lejojë që pasionet e një individi apo edhe të një grupi të vogël njerëzish të shkaktojnë zemëratën e pjesës më të madhe të popullsisë, - shkruan GSH.

Foto: Totozani, duke uruar kryetarin e Komunitetit Mysliman, Selim Muca, me rastin e festes se Kurban Bajramit (LSA, tetor 2012)

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

I lutem lexuesve te me spjegojne se çka asht komuniteti LGBT  dhe nga cilet fjale formohet LGBT ? Me falni per mosdijen time per kete qe pyeta.

Submitted by Rrumi (not verified) on

Paul s e ditke? Lezbl, biseksuale, gay, dhe trans - mungon vec LSI- a

Submitted by arnaut (not verified) on

KMSh ka ne fakt marredhenie shume te mira me z. Igli Totozani, per te cilin te gjithe besimtaret muslimane kane respekt, dhe i cili u ka dal zot vajzave muslimane me shami ne raste diskriminimi.

Respekte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.