PS-LSI, Dritëro Agolli pro, Daut Gumeni përmend amerikanët

E përditshmja DITA, që njihet për kopertinat e saj provokative - (numri i sotëm ka kopertinën e mësipërme me një gjysëm-Metë të puthur dhe gjysmën tjetër synxirë) - ka botuar në numrin e sotëm një forum të zgjeruar me autorë brenda dhe jashtë vendit që komentojnë aleancën PS-LSI. Me tyre janë Dritëro Agolli i cili shprehet pro
dhe Daut Gumeni i cili është kundër.
Shkruan Agolli, ndër të tjera: “Unë e quaj normale një marrëveshje të tillë midis dy partive të majta. Nuk kemi pse të çuditemi. E kam thënë që në Konventën e LSI-së në tetor të vitit të kaluar. U drejtova përshëndetje me “të dashur miq” dhe thashë mund të ju isha drejtuar edhe me fjalën “të dashur shokë”. Por meqë fjala shokë, e përdorur nga rilindasit dhe parademokratikasit, ka marrë kuptim klasor, përdora, të dashur miq. Atë përshëndetje unë e mbyllja me këto fjalë:... Do të kthehem te Naim Frashëri: Ejani këtu o shokë, mblidhuni kokë më kokë. Dhe unë do të ju them: Rrofshi, nuk do të ju them ju bekoftë Zoti. Pasi Zotin ne e kemi bërë nëpunës me rrogë”.
Ndërsa Gumeni: “Më duket se fitoren e zgjedhjeve, e majta që ka qëndruar më afër rrënjës e ka pasur përherë të sigurt, por e ka lënë vetë të fitojë kundërshtari… Mua më duket se opozita e kishte fitoren edhe ashtu siç ishte, e bashkuar me ca partiçka e dhe me ca "udhëheqës" pa parti, që qasen sa herë që bie erë kërmë pushteti. Se pse e bëri këtë lloj aleance, duke humbur të paktën moralin për t'u shkuar te varri të vrarëve "kokëpalarë" të 21 janarit, këtë e dinë autorët e aleancës në fjalë. Unë dua vetëm të shpresoj që mungesa e një fije morali në politikë të mos shkojë deri aty sa të falen krimet e të mos lejohet drejtësia të bëjë punën e saj, sikurse shtrëngohet nga ky pushtet të mbajë... Mbase kjo aleancë ka qenë dhe një detyrim i kërkuar nga miqtë tanë të mëdhenj të Amerikës e të BE-së, që e dinë mirë se sa i mund t'i pengojë morali politikanët tanë. Ndoshta është reagimi i miqve tanë strategjikë ndaj rëndimit të sëmundjes së brigadierit të pushtetit aktual aq sa të kuturiste si ai kapotribuja i filmit të njohur, i cili sulmoi Amerikën me shigjeta bambuje dhe e zunë të gjallë me këmbë të ngjitur në një çamçakëz që shkeli në bulevardin e Nju-Jorkut...” Re.Pu.
Comments
meqenese kemi nevoje si

meqenese kemi nevoje si popull per shkrimtare me emer s'do te thote qe cdo shkrimtar te mire ta marrim edhe per burre te mire. Ky eshte i njejti Dritero qe i ka lepire btyhen Enverit per 40 vite e kusur dhe po i njejti qe ia lepiu Bashes me 2011. Per cfare? Per nje vend pune drejtor per dhendrin e tij tek Pallati i Kongreseve???

Te dhjefsha shkritmarin e mire!

Kurse Gumeni ben si i habitur

Kurse Gumeni ben si i habitur dhe thote pse PS u bashkua me LSI? Nuk te ka shkuar ndermend qe nje prej frikave te Rames ishte edhe grupimi ku ti ben pjese z.Gumeni? Sepse dyshimi qe mund te bashkoheshit me Salen ishte dhe ngelet shume i madh. Z.Gumeni, a e di ti qe z.Topi ngrihej nga kafet ne te cilat kritikohej Berisha qe ne vitin 2001? Ky eshte ai antiberishiani i vonuar, i datuar diku nga 2008-2011. Quhet Bamir "pace e dites se shtune" Topi! Per te mos thene per te tjera figura te dyshimta qe keni aty: Biberaj tropojani i dalluar ushtar i perhershem i Berishes, Sali Shehu shef policie i dashuruar per jete pas Berishes, Gaz Oketa, nje boshnjak fondamentalist islamik qe u zgjodh per te menaxhuar periudhen post-Gerdec! Dhe ti, nje tradhtar i ores se pare, bashke me shoket Dash Shehi, Fred Serreqi, Genc Ruli, Pashko etj... Apo mendon se njerezia ju ka harruar???

Mjere ti, mjere ti!

Mjere ti, mjere ti!

Ja dhe video e Metes nqs ju

Ja dhe video e Metes nqs ju kishte marre malli:

https://www.youtube.com/watch?v=VLvfv3lVT6s

Add new comment