Mero Baze “ndahet” përfundimisht nga Rama?

Mero Baze, një nga opozitarët më të efektshëm me TemA-n e tij popullore online, prej dy ditësh ka marrë një pozicion të fortë kundër aleancës PS-LSI. Në editorialin e dy netëve më parë shprehu thjesht rezervat e tij, kurse në editorialin e mbrëmshëm duket se ka gati një “plan veprimi” (rekomandime – i quan)
Shkruan Baze: “…E para, që partitë opozitare katërvjeçare që bënë opozitën, të rezistojnë dhe të bashkojnë forcat përtej koalicionit të Berishës dhe Ramës në një koalicion vlerash opozitare. Aleanca Kuq e Zi, e cila ka një pritshmëri më të lartë votuesish, duhet të ulet me partitë e vogla të së majtës, por dhe partinë e Bamir Topit, për t’i dhëne jetë një koalicioni opozitar që të përfaqësojë vlerat politike të opozitës katërvjeçare… Koalicioni i vlerave opozitare duhet të organizohet me kurajë dhe duke tejkaluar problemet politike… Aleanca Kuq e Zi, FRD, socialdemokratët dhe partitë e tjera të së majtës, që nuk ndjehen të përfaqësuara nga aleanca PS-LSI, duhet të bëhen bashkë për t’i lënë një shans maksimalizimit të votave opozitare kundër Sali Berishës. Ata kanë disavantazhe të mëdha pasi nuk kanë komisionerë, nuk kanë para dhe nuk kanë medie siç kanë koalicionet zyrtare. Kjo mund t’ua bëjë të vështirë triumfin, por nuk duhet t’i bëjë të tërhiqen. Ndryshe abstenimi i së majtës idealiste do të bëjë kërdinë dhe mund të ndodhë, larg qoftë, që Berisha të triumfojë”. Re.Pu.
Më shumë:
http://www.gazetatema.net/web/2013/04/03/me-kokulur/
Foto LSA:
Mero Baze dhe Mustafa Nano, gjate nje proteste te shoqatave te gazetareve, perpara kryeministrise, 14 tetor 2012
Comments
Me ato qe kam kuptuar nga

Me ato qe kam kuptuar nga shkrimet e Meros ai deklaron se do te luftoje gjithmone qe ne Shqiperi te kete opozite. Ne rrastin konkret Rama shnderroi PS nga opozite ne sherbetore te nje partie qeverisese (LSI).Gjithashtu as termi koalicion i majte PS-LSI nuk ka kuptim pasi Meta gjate 4 vjeteve ne pushtet votoi te gjitha ligjet qe partia e djathte e Berishes i vuri perpara.

MERO BAZE PO DEL SOT ME

MERO BAZE PO DEL SOT ME MORALISTI? TE THOTE ERION BRACE MORALIST, I TAKON. PO MERUA? AI ISHTE NJERIU ME I URREJTUR NGA SOCIALISTET DERI NE 2007-EN SEPSE ISHTE MAKINERIA ME PERVERSE DHE EFIKASE E SHPIFJEVE NDAJ PS-SE (FAHRI BALLIU ESHTE PERVERS, POR S'ESHTE FARE EFIKAS) MOS HARRONI SE MERO BAZE E BERI GREG RAMEN TE FUTEJ POSHTE DIVANIT QE TE MOS DEGJONTE PERVERSITETIN E MERO BAZES PER ATESINE E GREGUT (KRISTAQ VS. EDI RAMA) DHE GREGU I SHKRETE ISHTE THJESHT NJE FEMIJE I PAFAJSHEM ATEHERE. PER SYNIMET E TIJ MAKIAVELISTE DHE TE SHEFIT TE TIJ BERISHA, MERO BAZE KA HEDHUR BALTE E VRER MBI CDO FIGURE PUBLIKE TE PS-SE. DHE KUR BERISHA NUK E SHPERBLEU ME ATE QE MERITONTE BAZJA PER SHERBIMET PERVERSE QE I KISH BERE, AI U KTHYE KUNDER PADRONIT TE TIJ MALOK.

ME VJEN KEQ VETEM PER INTERNAUTET E APASIONUAR PAS BAZES, QE E QUAJNE SOT ATE IKONEN E MORALITETIT. I SUGJEROJ ATYRE QE, NE VEND QE TE LEXOJNE GZETEN TEMA ONLINE, TE LEXOJNE ME MIRE FAQEN FACEBOOK TE ERION BRACES. AI PO KA QENE E MBETET OPOZITAR KONSEGUENT DHE DHE KREJTESISHT I PAKORRUPTUAR.

O Mustafa. PS me aktin e

O Mustafa. PS me aktin e fundit te lidhjes me LSI ka vdekur politikisht. PS duke u lidhur me koalicion me 20% te qeverise, de facto dhe de jure ka bere koalicion me qeverine. Pra i ka rene kazuza. Keshtu qe PS nuk mund te quhet me opozite, pasi i ka rene morali per pembysjen e qeverise, si dhe i ka rene programi i Rilindjes, pasi "Rilindja" vdiq pa lindur akoma. Te jesh i bindur qe me ikjen e LSIse, Berisha ka fituar shume shume pike pasi ka heq nga vetja barren tumorale te LSI e cila ndot cdo parti qe e fron ne koalicion( budalleku i Edi Rames nuk shef kufi). Une kam bindjen se Berisha dhe PD kane me shume shance per te firuar tani pas ikjes se LSI per 2 arsye madhore :

1-afrimi i LSI e shkatrron koalcionin e "Rilindjes" ne princip duke i hequr PS shume elektroat pasi ata nuk ja falin Rames koalicionin me hajdutet e LSIse dhe ky numer elektrorati i zhgenjyer eshte shume i madh dhe mjafto te shofesh shtyiun online te bindesh, 2-ikja e LSI i jep mudesi Berishes ti thote popullit se hajdutin ja lashe ne dere PSse dhe LSI ka bere shume piselleqe ne 4 vjet qeverisje deri tek vrasjet e 21 janarit

Keshtu qe analiza e Bazes eshte shume e qarte; DUHET TE DALE TANI NE PAH NJE FRONT I RI OPOZITAR PASI PS NUK ESHTE ME OPOZITE. Duke e trajtuar kete gje ne prizmin se kush mund ta marri flamurin e opozites, eshte qarte se barra e rithemelimit te nje opozite te shendoshe i bie: AKZ, FRD dhe partive te vogla te majta qe do te ikin nga PS sic jane PSD, PDS apo PSV91. Nje alecance midis AKZ dhe partive te majta te larguara nga PS eshte ploteisht i mundeshem. Fjala vjen ,Gjinushi dhe Kreshnik Spahiu do ish nje dyshe perfekte opozitare ne udheheqje duke pare edhe frymen antiberishiste te theksuar te tyre.

Me kete shoqeri pa shtylle

Me kete shoqeri pa shtylle Kurizore qe ka shqiperia e ka hak nje politike kurvash.

Zero eshte gjithcka, ne kete shqiperi kurvash dhe degjeneratash.

O burra te ikim sa nuk eshte vone.

respekte per foton

Jo nuk eshte ndare, thjesht

Jo nuk eshte ndare, thjesht po asimilon ate te cilen e parashikoi me perpara dhe u surprizua qe ndodhi

Po normal o Muc qe do te

Po normal o Muc qe do te ndahet. Me habit me pyetjen tende se i bie qe nuk e paske njohur mire. Dhe eshte nje zgjedhje shume e sakte. Ti per kur e ke zgjedhjen tende? 24 qershor? Apo do te presesh deri sa te shohesh Ramen te kthehet si Saliu i sotem? Shpresoj qe te mos te te haje shume kohe ky proces.

jam shum dakort me meron,lind

jam shum dakort me meron,lind pyetja pse.

ng apjella Rama-Meta (dhe e quajm te mireqen se keta qente do vijne ne pushtet)nuk kane per te gjykuar 21 janarin,apo gerdecin,apo rastin trebicka.

kjo martese e ketyre dyve esht nje marrveshje per mos tu kthyer ne keto histori.

nese populli shqiptar kerkon qe te harroen keto gjera ateher le ti votojne keto mbeturina,nese nuk e pertypin dot nje turp te tille ateher kemi alternativen FRD-AK.

kreshnik spahiu ka treguar se do i veri prangat berishes pas 28 qershorit.

po ca te thuash,ky popull esht bageti,i harron kollaj te gjitha keto.

zoti qofte me ne

Shyqyr zotit qe ka nje mendje

Shyqyr zotit qe ka nje mendje te kthjellet ne gjithe kete tollovi, se te gjithe sa jane, analiste e gazetare jane bere sikur i ka kapur miza prej entuziazmit te fitores 3 muaj para zgjedhjet te behen. Baze dhe gjithe ata njerez qe mendojne ende se ky vend behet pa iu dashur te kaloje neper lumin e maskarallekut duhet te bashkohen se bashku. Nuk ka kohe me. 7 Prilli eshte nje moment i mire per t'ua bere te qarte ketyre funderrinave se rruga e tyre nuk eshte e vetmja rruge per shqiptaret. Edhe me budallai ne kete vend e meriton voten, mjaft qe te mos beje pjese ne klubin e nentedhjetenentshave e matrapazeve qe mendojne se votat tona mund te mbarten sa majtas-djathtas sikur ato te ishin mall per tu shitur e per tu blere. Qendrese, se rruge tjeter nuk kemi, perveç gremines.

Bard, nuk dua ta teproj por

Bard, nuk dua ta teproj por duke pare ne retrospektive, kz ka qene plani i hartuar qe nga para 2008. Qe me ndryshimet kushtetuese qe fuqizojne partite e medha, vecse nuk mendonin se LSI do arrinte ta kalonte pragun. Tani kane edhe LSIne me vete.

Duhet te deklarohet menjeher nje aleance e gjere qytetare kunder ketyre pazareve te treshes PD-LSI-PS. Duhet qe Topi, Spahiu me Levizjet e tyre te bashkohen me nje kauze te perbashket, te moderojne pozicionet e veta e te ofrojne nje alternative per te gjithe shiptaret jo-militante. Nje alternative kunder bandave kleptokrate te Tiranes.

Sipas fotos , te dhjamosur

Sipas fotos , te dhjamosur duken te dy...Thote gje kjo ?!~

Do te ishte gjeja me jo

Do te ishte gjeja me jo natyrale mbeshtetja e Bazes ndaj aleances se fundit Rama-Meta. Ne momentin kur elektorati opozitar on-line eshte pozicionuar dukshem kunder kesaj kontrate atehere ideologu me i ashper dhe me konseguent i pushtetit Berishian dhe njohes i mire i prapaskenave para elektorale nuk mund te behet predikuesi i amoralitetit politik.

Roli i opinionisteve te pavarur si Baze,Nano,Bushati,Stefani,Minxhozi,Thano etj eshte vendimtar per mbajtjen e moralit te popullit opozitar. Sidoqofte kjo aleance perben nje hap te detyruar ne nderimin paqesor te ketij pushteti te kalbur. Vetem me vone kur te vendosen rregulla loje te ndershme(President, komision qendror zgjedhor,polici,SHIK) mund te flitet per nje gare te ndershme dhe pa friken e manipulimit. Per momentin vlen thenia "kush zvarritet nuk rrezohet". Ne kembe duhet te qendrojne gazetaret dhe opinioniste e vertete. Respekte dhe durim deri ne 23 Qershor.

Si ka thene Noli "Shqiptari

Si ka thene Noli

"Shqiptari eshte i gateshem ti ndezi qiri djallit ne momentin kur zhgenjehet nga Zoti"

Keshtu eshte puna me keta analiztet. Edhe duan largimin e Sales edhe nuk e duan (se cdo shkruajne pastaj?). Si analiste qe jane, duhet ta kuptojne shume mire pse-ne e aleances.

Sa per ata qe i kane syte tek 7 prilli. 7 prilli i Kreshnikut? I ketij qe shkaterroi KLD me korrupsion? Me falni, po ku e keni moralin te flisni per Nikun?

Forca te tilla si AKZ jane te demshme per shoqerine dhe ju analistet e dini pse-ne

cfare llumaxhinjsh, shihini

cfare llumaxhinjsh, shihini pak si u fluturojne tullumbacet

e me keta lamashe tamam qe as deri tek lana per te bere ujet e holle nuk shkon dot.

beni hesape ne hava se tamam ai qe sia ka idene i jep mendjes kot.

rama beri gje te zgjuar ne cdo aspekt ta maresh, duke pasur parasysh situaten ku ndodhet (pa meten me veshtire do e kishte, plus qe do vije dita tia fute sic e ka pesuar, se tek nje stan hane buke e zagare jane te dy) presionin per te fituar (ndryshe bye bye PS ) dhe situaten ku nje ndryshim kerkohet se populli eshte lodhur e kerkon tashti ta haje nga nje vrime tjeter se ajo nga ia kishin futur deri tashti ... e ke parasysh u mpi duke ndenjur ne nje pozicion :)

Kryeministër në opozitë, o

Kryeministër në opozitë, o Mero.

E ku ka më bukur?

Add new comment