Kandidaturat: Kryetarët e partive, shpresë e besim se do i votojë Tirana

Postuar në 31 Mars, 2013 04:26

Gazeta Shqip ka përpiluar sot një listë të kryetarëve të partive dhe zonave ku ata do ose mund të kandidojnë. Nuk përbën ndonjë çudi që Bamir Topi do të kandidojë në Tiranë ku ka një bazë të gjerë personale mbështetësish. Po ashtu, Kreshnik Spahiu ka vendosur të investohet në Tiranë, bazuar dhe mbi numrin e simpatizantëve të partisë. E njëjta gjë me Dashamir Shehin që nën siglën e PD të kandidojë po në Tiranë ku dhe ai ka mjaft mbështetës. Ende enigmë kandidimi i Ilir Metës edhe pse zërat thonë që do jetë Fieri, ose në planin B, Berati, dy zona ku LSI ka pasur një numër të lartë votash në zgjedhjet e fundit. Ndoka do të garojë (sipas gjasave nën siglën e PD) në Shkodër ndërsa Dule në Vlorë ku minoritarët që përbëjnë bërthamën e votuesve të tij janë më të shumtë. Rama, pas përfoljes se mund të garonte në Durrës, tashmë kryeson listën e Tiranës, sikurse dhe Berisha.

k.c.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Për Tiranën do jtë mirë që të ketë të tillë si Bamir Topin, Keshnik Spahiun, Edi Ramën sa për të tjerët të hedhi në koshin e plerave se nuk e meritojnë që të jenë kandidatë në Tiranë flasë për ata që kanë edukatë Tiranase</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.