Shënim: Ndotja sipas Bodes, taksat sipas Berishës, etj

Postuar në 27 Mars, 2013 13:09

Taksa e makinave të përdorura do të përgjysmohet. Në takimin e përjavshëm të qeveritarëve,  Berisha tha sot se, taksat që paguajnë qytetarët për automjetet janë ndër më të lartat në rajon, ndaj ka kërkuar nga ministri i Financave dhe ai i Transportit "përgatitjen e draftit për përgjysmimin e kësaj takse". Sipas Berishës, mbrojtja mjedisore arrihet nga moslejimi i tregtimit të naftës D2, që ka përmbajtje të lartë squfuri.

Para do vitesh kur u vendos për rritjen e taksës së makinave të përdorura, më kujtohet një bisedë informale e bërë më Ministrin e Financave, Ridvan Bode mbi këtë cështje. I thashë: “Nuk duan njerëzit të blejnë makina të përdoruara, por e keqja i detyron ta bëjnë këtë, nuk kanë transport publik, nuk kanë mundësi të blejnë makina të reja, dhe si të vetmen alternativë shohin makinat e përdoruara”. Ministri m'u përgjigj jo pa ironi ndërsa futej në makinën e tij luksoze: “Të vjetrat ndotin ambjentin”. Sot pas pesë vjetësh kryeministri thotë që do i ulë këto taksa...

E pritshme ishte dhe një ulje e tillë takse në prag fushate. Shumica e shqiptarëve makina të përdorura kanë në disponim dhe kjo për kryeministrin përkthehet në votë. Dhe nuk gjen fjala vjen alternativa të tjera. Si psh, një transport publik për të qenë. E.Shehu

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Kam 4 vite qe nuk paguaj taksa makine dhe s&#39;kam ndermend te paguaj.Deri me sot do kem paguar vetem nja 30 mije(te vjetra) leke policeve.......</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Megjithate krimi qeveritar dhe grabitja e ndyre ndaj popullates, <font color="#888888" face="Arial, Helvetica, sans-serif"><span style="font-size: 11.199999809265137px; line-height: 18px;">qendron&nbsp;</span></font><span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">me shume tek taksa e qarkullimit rrugor qe eshte 70 Leke/Liter karburant.</span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.