Giovanni Sartori: Bashkimi Europian është i pambrojtur ekonomikisht

Postuar në 27 Mars, 2013 07:29

Në një shkrim të publikuar në të përditshmen il Corriere della Sera, politologu i njohur Giovanni Sartori nënvizon “pikën e dobët” të Bashkimit Europian. Të gjithë shtetet e botës kanë kontrollin mbi monedhën e tyre, dhe prandaj mund të vetmbrohen ekonomikisht me taksa doganore, apo duke rritur/ulur forcën e monedhës së vet. Fjala vjen, Shtetet e Bashkuara e mbajnë dollarin me një vlerë të ulët sa herë që duan të rrisin eksportet e tyre. Ndërsa Bashkimi Europian është një komunitet ekonomik i pambrojtur. Shtetet që e përbëjnë nuk mund të shtypin monedhë shtesë, nuk mund të mbrojnë prodhimet e tyre industriale me barriera doganore, nuk mund të pengojnë popullsitë më të varfëra të Unionit që të transferohen atje, ku shteti social funksionon më mirë. E prandaj, katër shtete (Gjermania, Britania e Madhe, Austria dhe Holanda) po kërkojnë të kenë të drejtën për t’ua refuzuar privilegjet e shtetit social emigrantëve komunitarë”.

Shkrimi i plotë i Sartorit për ata që njohin italishten është në linkun http://www.corriere.it/editoriali/13_marzo_27/governicchi-e-governacci-sartori_0aeb55c6-96a5-11e2-b7d6-c608a71e3eb8.shtml

Re.Pu.

Comments

Submitted by çentrale (not verified) on

<p>po ky prof thoshte qe e ka fajin berlusconi para nje viti, tani ka nderruar pllaken e gramafonit</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.