Pse duhet votuar një parti e vogël nëse dhe vetë kryetari kandidon si i PS?

Postuar në 16 Mars, 2013 07:53

Panorama dje publikonte lajmin se partitë aleate të koalicionit opozitar i kanë kërkuar Edi Ramës që të përfshijë krerët e tyre në listat e PS-së për deputetë. Ky lajm, sanksionon dhe de jure  inekzistencën e partive të vogla, që në të vërtetë reduktohen në emra individësh dhe jo në parti që përfaqësojnë grupe të vogla interesash.

Kreu i PDS-së, Paskal Milo, kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi, kryetari i Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, kreu i PSV91 Petro Koçi, sekretari i Parë i Partisë së Punës së Reformuar, Marko Dajti, por dhe kreu i Partisë Socialiste të Moderuar, Gjergj Koja, i kanë kërkuar Ramës që ata të jenë pjesë e listës së PS-së në qarqe të ndryshme.

Sipas medias, kërkesat e tyre janë depozituar ditë më parë në selinë e PS,  ndërsa presin një takim me liderin Rama, i cili nga ana e vet duket se po pret se ç’do të ndodhë me ‘polin e tretë’, AK FRD dhe LSI .

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Normalisht kjo gje jo normale zgjidhej me nje propocional kombetar te paster. Keshtu qe partite e vogla nuk kishin pse futeshin ne obmrellen elektorale te partive te medha. Ne nje fare menyre, PD dhe PS kastile e kane bere kete propocional rajonal qe te zhvleftesojne forcen e partive te vogla dhe te tallin trapin me ta...</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

Nuk eshte plotesisht e vertete, pasi Gjinushi e mohoi kete lajm...

Submitted by aliu (not verified) on

<p>Ky eshte nje variant Zaloshnje .vdiq per te nxjere njecike rendesine e Lsi .Na &nbsp;ballajdisi me kete rendesine e lsi</p>

Submitted by Ilir (not verified) on

<p>e hengret te gjithe ju kete muhabetin e &#39;polit te trete&#39; me LSI pjese e tij. nese ka nje te tille ai mund te jete, nga te gjitha pikpamjet e mundshme, vetem AK-FRD. LSI-ja eshte pjese e qeverise. Vetem nje budalla mund te mendonte ndryshe. Keta te LSI duhan ta vene emrin e tyre ne kraj te &nbsp;AK dhe FRD vec per publicitet. Dhe vetem publicitet falas i beni ju LSI-se kur e beni pjese te keti &#39;polit te trete&#39;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.