Pse duhet votuar një parti e vogël nëse dhe vetë kryetari kandidon si i PS?

Panorama dje publikonte lajmin se partitë aleate të koalicionit opozitar i kanë kërkuar Edi Ramës që të përfshijë krerët e tyre në listat e PS-së për deputetë. Ky lajm, sanksionon dhe de jure inekzistencën e partive të vogla, që në të vërtetë reduktohen në emra individësh dhe jo në parti që përfaqësojnë grupe të vogla interesash.
Kreu i PDS-së, Paskal Milo, kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi, kryetari i Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, kreu i PSV91 Petro Koçi, sekretari i Parë i Partisë së Punës së Reformuar, Marko Dajti, por dhe kreu i Partisë Socialiste të Moderuar, Gjergj Koja, i kanë kërkuar Ramës që ata të jenë pjesë e listës së PS-së në qarqe të ndryshme.
Sipas medias, kërkesat e tyre janë depozituar ditë më parë në selinë e PS, ndërsa presin një takim me liderin Rama, i cili nga ana e vet duket se po pret se ç’do të ndodhë me ‘polin e tretë’, AK FRD dhe LSI .
k.c.
Comments
Normalisht kjo gje jo normale
<p>Normalisht kjo gje jo normale zgjidhej me nje propocional kombetar te paster. Keshtu qe partite e vogla nuk kishin pse futeshin ne obmrellen elektorale te partive te medha. Ne nje fare menyre, PD dhe PS kastile e kane bere kete propocional rajonal qe te zhvleftesojne forcen e partive te vogla dhe te tallin trapin me ta...</p>
Nuk eshte plotesisht e
Nuk eshte plotesisht e vertete, pasi Gjinushi e mohoi kete lajm...
Ky eshte nje variant
<p>Ky eshte nje variant Zaloshnje .vdiq per te nxjere njecike rendesine e Lsi .Na ballajdisi me kete rendesine e lsi</p>
e hengret te gjithe ju kete
<p>e hengret te gjithe ju kete muhabetin e 'polit te trete' me LSI pjese e tij. nese ka nje te tille ai mund te jete, nga te gjitha pikpamjet e mundshme, vetem AK-FRD. LSI-ja eshte pjese e qeverise. Vetem nje budalla mund te mendonte ndryshe. Keta te LSI duhan ta vene emrin e tyre ne kraj te AK dhe FRD vec per publicitet. Dhe vetem publicitet falas i beni ju LSI-se kur e beni pjese te keti 'polit te trete'</p>
Add new comment