N.q.s. zgjedhjet zhvillohen sot, Romney fiton votën popullore – Obama votën elektorale

Postuar në 27 Tetor, 2012 03:36

William A. Gladstone, studiues në Brookings Institution, i ka deklaruar gazetës Washington Post se, nga analiza që i ka bërë sondazheve të ndryshme publike, i rezulton që, në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot, Romney fiton votën popullore, ndërsa Obama fiton votën elektorale.

Sondazhet e kryera në shtete të veçanta janë shumë më të rëndësishme se ato në nivel kombëtar, sepse president i SHBA-së nuk bëhet kandidati që fiton votën popullore në rang kombëtar, por ai që ka më shumë përfaqësues në Kolegjin Elektoral. Kolegji Elektoral përbëhet nga 538 përfaqësues të shteteve të ndryshme të SHBA-së. Shtetet me popullsi më të madhe kanë më shumë përfaqsues në Kolegjin Elektoral (ne harten perbri jepet shperndarja e mandateve elektorale sipas shteteve). Në shumicën dërrmuese të shteteve, kandidati që del i pari në shtet në garën presidenciale i fiton të gjitha mandatet e atij shteti per Kolegjin Elektoral.

Në historinë e SHBA-së ka ndodhur 5 herë që një kandidat të fitojë votën elektorale, por jo atë popullore. Por në qoftë se Obama rizgjidhet në këtë mënyrë, do të jetë presidenti i parë që merr një mandat të dytë qeverisës, ndërkohë që shumica e votuesve në rang kombëtar votojnë për kundërshtarin e tij.

E.Zaloshnja
Artikulli i Washington Post: http://www.washingtonpost.com/politics/decision2012/romney-o...
Harta elektorale e Washington Post: http://www.washingtonpost.com/wp-srv/special/politics/electi...

Comments

Submitted by eddy (not verified) on

<p>Zaloshnja si e fiton obama voten elektorale?</p><p>Nuk e shikon qe eshte 206 me 201 per Romney? Te tjeret jane te pavendosur, dhe sipas ketij trendy edhe ato qe kane mbetur ndahen ne raportin aktual.</p><p>Ci keni keto lajme njere?Pa shifra pa gje perj gjeje.</p><p>Sju vjen trup?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.