pfizer

Pfizergate nën lupën e prokurorëve europianë

Postuar në 01 Prill, 2024 17:36

Negociatat e presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen dhe CEO të Pfizer, për vaksinën anti-Covid 19 janë bërë objekt hetimi i një grupi prokurorësh europianë.

Vaksinat, marrëveshja e rinegociuar favorizon sërish Pfizer

Postuar në 26 Maj, 2023 15:32

Komisioni Evropian dhe gjiganti farmaceutik amerikan, Pfizer, kanë rinegociuar kontratën e furnizimit me doza vaksine anti-Covid. Fjala është për marrëveshjen e lidhur gjatë pandemisë. Palët kanë rënë dakord që Pfizer t'i shpërndajë dërgesat gjatë katër viteve të ardhshme, deri në vitin 2027, dhe do të reduktojë sasinë totale të dozave që ishin parashikuar për këtë vit.

Pfizer kërkon 700 milionë euro rimbursim për vaksina që nuk do të prodhohen kurrë  

Postuar në 30 Prill, 2023 13:27

Prej disa muajsh, zyrtarët e Pfizer dhe ata të Komisionit Evropian nuk ia kanë dalë të arrinin një marrëveshje për furnizimin me vaksina anti-COVID-19 në Evropë. Marrëveshja e re raportohet të jetë gati, por me një kleçkë.

Sinjalizime për lidhje mes vaksinës së re Pfizer dhe goditjes ishemike në tru

Postuar në 15 Janar, 2023 15:02

Dy qendrat kryesore amerikane, ajo e kontrollit të sëmundjeve dhe e barnave kanë njoftuar se është identifikuar një lidhje e mundshme mes vaksinës së re kundër CoVid1-19 të Pfizer dhe goditjeve cerebrale në njerëzit e moshës mbi 65 vjeç. Megjithatë të dyja agjencitë vijojnë të rekomandojnë vaksinën që ka rrezikun më të madh 21 ditë pas marrjes së saj përderisa sipas tyre nuk ka “një rrezik të vërtetë klinik”.

Hapet hetimi për blerjet e vaksinave anti-CoVid-19 nga institucionet e BE-së

Postuar në 15 Tetor, 2022 18:32

Prokurori Publik Europian ka hapur hetim mbi blerjet  nga institucionet e Bashkimit Europian të vaksinave kundër CoVid-19, një procedurë që ka në qendër Ursula von der Leyen, e përfolur gjatë se ka kryer marrëveshje personale me kreun e Pfizer.

Gjykata Europiane e Audituesve: Von Der Leyen nuk jep informacion mbi negociatat me Pfizer

Postuar në 13 Shtator, 2022 10:38

Gjykata Europiane e Audituesve ka publikuar dje një raport përmes të cilit akuzon hapur kreun e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për mosdhënie informacioni mbi rolin e saj në negociimin me kompaninë Pfizer. Fjala është për negociatat për blerjen e vaksinës anti-CoVid-19dhe sipas gjykatës në fjalë, von der Leyen shkeli të gjitha rregullat në fuqi duke arritur një marrëveshje paraprake me kompaninë amerikane, çka hapur rrugë për kontratën për 1.8 miliardë doza vaksine.

Bourla: Për vaksinën mRNA kishim nisur punën 1 vit para se të shfaqej CoVid-19

Postuar në 10 Prill, 2022 11:10

Një vaksinë që do të mbulojë të gjitha variantet e njohura të virusit SARS-CoV-2 pritet të marrë miratimin shumë shpejt. CEO i kompanisë farmaceutike amerikane Pfizer, Albert Bourla, thotë se pas kësaj hapi tjetër do të jetë zhvillimi i një vaksine vjetore kundër Covid-19. Në një intervistë për greken Kathimerini, Bourla thotë se puna për një vaksine gripi me mRNA kishte nisur të paktën një vit para se vatra e parë e Covid-it të shfaqej në Kinë.

Pfizer hyn në industrinë fitimprurëse të kanabisit mjekësor

Postuar në 01 Janar, 2022 11:45

Pas marrëveshjeve miliarda dollarëshe për furnizimin e shumë shteteve me vaksinën anti-Covid, Pfizer do të hyjë në industrinë e kanabisit mjekësor. Hapi i parë është një trajtim premtues të sëmundjes së zorrëve me bazë kanabinoidin.

Javën e kaluar, korporata amerikane shumëkombëshe farmaceutike dhe bioteknologjike Pfizer nënshkroi një marrëveshje me vlerë 6.7 miliardë lekë me kompaninë Arena Pharmaceuticals.

EMA autorizon përdorimin e pilulës anti-Covid

Postuar në 17 Dhjetor, 2021 23:09

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) autorizon përkohësisht përdorimin e pilulës anti-Covid-19 të prodhuar nga Pfizer, Paxlovid. Pilula mund të përdoret nga të rriturit e prekur nga Covid-i, që nuk kanë nevojë për oksigjen, por që rrezikojnë të zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes, raporton Le Monde.

Pilula për trajtim në shtëpi, Pfizer konfirmon efektivitetin e Paxlovid

Postuar në 15 Dhjetor, 2021 09:24

Një medikament i ri që trajton Covid-19 është testuar me sukses. Paxlovid, i prodhuar nga Pfizer, rezultoi efektiv në analizën përfundimtare të provës klinike të Fazës 2/3. Ilaçi i ri parandaloi në 89 për qind të rasteve që persona me rrezik të lartë nga Covid-19 që të shtroheshin në spital ose të përfundonin në fatalitet.

Pages

Subscribe to RSS - pfizer