EMA autorizon përdorimin e pilulës anti-Covid

Postuar në 17 Dhjetor, 2021 23:09

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) autorizon përkohësisht përdorimin e pilulës anti-Covid-19 të prodhuar nga Pfizer, Paxlovid. Pilula mund të përdoret nga të rriturit e prekur nga Covid-i, që nuk kanë nevojë për oksigjen, por që rrezikojnë të zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes, raporton Le Monde. Autorizimi i lëshuar nga EMA u jep mundësi autoriteteve të vendeve anëtare të vendosin për përdorimin e mundshëm të këtij ilaçi.

EMA nisi një proces të përshpejtuar verifikimi më 13 dhjetor në lidhje me medikamentin e ri. Trajtimi me të nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë dhe te nënat që ushqejnë bebet e tyre me gji.

Gjiganti farmaceutik njoftoi të martën se pilula anti-Covid-19 uli rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes me gati 90% tek personat e rrezikuar, kur e merrnin atë brenda pesë ditëve të para pas shfaqjes së simptomave. Pfizer ka njoftuar se ky trajtim është efektiv edhe përballë variantit Omicron.

Paxlovid nuk shënjestron proteinën spike të koronavirusit, e cila përmban shumicën e mutacioneve të variantit të ri, Omicron. Ai vepron më shumë në aftësinë e virusit për t'u riprodhuar, duke ngadalësuar kështu sëmundjen.

Antiviralët janë një element shumë i rëndësishëm për t’i mbrojtur kundër Covid-19, kjo edhe për shkak të lehtësisë së përdorimit: në kushte shtëpie si të gjitha pilulat e tjera.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.