temperaturat

Ndryshimi i klimës shton rastet e goditjeve në tru

Postuar në 14 Prill, 2024 22:52

Hulumtimet e reja kanë treguar se numri i vdekjeve dhe paaftësive fizike që pasojnë goditjet në tru ,të lidhura me temperaturat ekstreme, është rritur që nga viti 1990.

Gjetjet, të publikuara në revistën Neurology, nuk vërtetojnë plotësisht se ndryshimet klimatike po i shkaktojnë këto goditje, por është studimi i parë që shqyrton goditjet që i atribuohen temperaturave ekstreme në shkallë globale.

Rritja e temperaturave "pjek" salmonin në ujërat e lumit Kolumbia (VIDEO)

Postuar në 28 Korrik, 2021 14:21

Rritja e temperaturave të ujit e ka dëmtuar rëndë popullatën e peshkut salmon në lumin Kolumbia, në Amerikën e Veriut. Aktivistët të mbrojtjes së mjedisit, anëtarë të OJF-së Columbia Riverkeeper, kanë publikuar pamje që tregojnë shkallën e këtij dëmi.

Pamjet tregojnë një grup salmonësh që notojnë në një degë të lumit me plagë që mendohet të jenë rezultatet i stresit dhe mbinxehjes.

Pesë milionë të vdekur në vit për shkak të temperaturave

Postuar në 12 Korrik, 2021 14:56

Për shkak të temperaturave shumë të ulëta ose shumë të larta, çdo vit në botë humbasin jetën 5 milionë njerëz. Një studim i koordinuar nga Universiteti Monash dhe botuar nga revista “Lancet Planetary Health” ka dalë në përfundimin se më shumë se gjysma e këtyre efekteve shihen në Azi, por edhe Evropa preket ndjeshëm.

E “shkruar” në kujtesën e oqeaneve/ Po jetojmë temperaturat më të larta prej 12 mijë vjetësh

Postuar në 28 Janar, 2021 20:02

Në 12 000 vitet e fundit, Toka nuk ka qenë kurrë aq e nxehtë sa tani. Gjatë kësaj kohe, temperaturat janë rritur pa luhatje, ndryshe nga hipotezat e deritanishme. Kjo është vërtetuar nga studimi i fosileve detare, i analizuar nga një ekip kërkimor ndërkombëtar i udhëhequr nga Universiteti Rutgers i ShBA.

E besueshme mbeti vetëm maska

Postuar në 30 Qershor, 2020 22:23

Koronavirusi erdhi. Na thanë se ka qenë në mars, pastaj e shtynë pak më tutje, ndoshta në nëntor. Tani na del se paska qenë që në vitin 2019 në Barcelonë. Të dhënat dalin nga analizat e ujërave të zeza. 

Ngrohja globale ka ndodhur edhe më parë

Postuar në 12 Shkurt, 2020 13:24

Ngrohja globale për të cilën flitet kaq shpesh nuk duket se është një dukuri e lidhur me emetimin e gazrave nga aktiviteti i njeriut. Një ekip studiuesish nga universiteti i Sidenit kanë publikuar së fundmi rezultatet e kërkimit të tyre sipas të cilit rezulton se rreth 100 mijë vjet më parë rritja e temperaturave të oqeanit çoi në shkrirjen e akujve të Antakridës dhe rritje të nivelit të detit me 3 metra.

Subscribe to RSS - temperaturat