Ngrohja globale ka ndodhur edhe më parë

Postuar në 12 Shkurt, 2020 13:24

Ngrohja globale për të cilën flitet kaq shpesh nuk duket se është një dukuri e lidhur me emetimin e gazrave nga aktiviteti i njeriut. Një ekip studiuesish nga universiteti i Sidenit kanë publikuar së fundmi rezultatet e kërkimit të tyre sipas të cilit rezulton se rreth 100 mijë vjet më parë rritja e temperaturave të oqeanit çoi në shkrirjen e akujve të Antakridës dhe rritje të nivelit të detit me 3 metra.

Kjo periudhë njihet si Periudha e fundit Ndërakullnajore dhe diferenca termike që çoi në këtë process ishte vetëm 2 gradë celcius.

Shkrirja erdhi si pasojë e aktiviteti vullkanik dhe përparoi shumë shpejt, brenda 1000 vjetësh duke ndryshuar pamjen fizike të planetit.

Siç shihet aktiviteti i planetit është i vazhdueshëm dhe thuajse të gjitha teoritë që postulojnë apokalipsin njerëzor si pasojë e aktivitetit industrial ngjanë disi të ekzagjeruara. Në fund të fundit planeti ka patur zhdukje në masë për arsye krejt natyrore dhe alarmi për njeriun në këtë drejtim është të paktën shumë i diskutueshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.