Ndryshimi i klimës shton rastet e goditjeve në tru

Postuar në 14 Prill, 2024 22:52

Hulumtimet e reja kanë treguar se numri i vdekjeve dhe paaftësive fizike që pasojnë goditjet në tru ,të lidhura me temperaturat ekstreme, është rritur që nga viti 1990.

Gjetjet, të publikuara në revistën Neurology, nuk vërtetojnë plotësisht se ndryshimet klimatike po i shkaktojnë këto goditje, por është studimi i parë që shqyrton goditjet që i atribuohen temperaturave ekstreme në shkallë globale.

Panorama që vizatojnë shifrat është mjaft e frikshme. Vitin e kaluar, studiuesit zbuluan, se më shumë se 500 000 vdekje nga goditjet në tru ishin të lidhura me temperaturat "jo optimale". Meshkujt ishin pak më të prekur se gratë, por të gjitha grupmoshat rezultuan të ndjeshme ndaj trendit.

"Ndryshimet dramatike të temperaturës në vitet e fundit kanë ndikuar në shëndetin e njeriut dhe kanë shkaktuar shqetësim të gjerë," thotë Quan Cheng i Spitalit Xiangya në Universitetin Qendror Jugor në Kinë.

Studimi ynë zbuloi se këto ndryshime të temperaturave mund të rrisin barrën e goditjes në tru në mbarë botën, veçanërisht në popullatat e moshuara dhe zonat me më shumë pabarazi të kujdesit shëndetësor”.

Megjithatë, vdekjet nga ataku në tru që lidhen me temperaturat e larta janë rritur me shpejtësi, shifrat mund të përkeqësohen ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten. Ky mars ishte më i nxehti i regjistruar, për të dhjetën muaj radhazi. Viti i kaluar ishte më i nxehti në histori.

Një sasi joproporcionale e këtyre vdekjeve nga goditjet në tru ishin përqendruar në Afrikë. Por rajoni me shkallën më të lartë të vdekjeve për goditjet në tru në lidhje me temperaturat ekstreme ishte Azia Qendrore, me 18 vdekje për 100 000 banorë.

Edhe i ftohti vret njësoj

Goditja në tru është shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Shkalla e vdekjeve është rritur nga 38,8 për 100 000 në 2020 në 41, 1 për 100 000 në 2021.

Megjithatë, marrëdhënia midis nxehtësisë dhe goditjeve është komplekse. Në vitin 2019, shumica dërrmuese e goditjeve në atë gjysmë milioni janë shkaktuar në fakt nga temperaturat më të ulëta. Siç shpjegojnë studiuesit, i ftohti mund të shkaktojë ngushtimin e enëve të gjakut, duke rritur presionin e gjakut të një personi – një faktor i madh rreziku për goditje në tru.

Ftohjet ekstreme po shkaktohen nga vorteksi polar, një rajon me presion të ulët dhe ajër të ftohtë pranë poleve të Tokës. Temperaturat në rritje prishin modelet e vorbullës, duke e çuar përmbajtjen e saj të ftohtë në zonat që normalisht nuk arrijnë.  

Megjithatë, asnjë analizë nuk është e përsosur. Një pjesë e rritjes së këtyre shifrave i atribuohet plakjes, thonë studiuesit. Po ashtu, faktorë të dukshëm të rrezikut të atakut, si presioni i lartë i gjakut dhe nivelet e kolesterolit, nuk janë marrë në konsideratë.

Por pavarësisht punës që mbetet për të bërë, një gjë është e sigurt:  Sa më shumë të rriten temperaturat, aq më shumë rrezikohen trupat tanë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.