Pesë milionë të vdekur në vit për shkak të temperaturave

Postuar në 12 Korrik, 2021 14:56

Për shkak të temperaturave shumë të ulëta ose shumë të larta, çdo vit në botë humbasin jetën 5 milionë njerëz. Një studim i koordinuar nga Universiteti Monash dhe botuar nga revista “Lancet Planetary Health” ka dalë në përfundimin se më shumë se gjysma e këtyre efekteve shihen në Azi, por edhe Evropa preket ndjeshëm.

 Studiuesit krahasuan të dhënat e vdekshmërisë dhe temperaturat e regjistruara në 43 vende të botës midis 2000 dhe 2019, një periudhë në të cilën temperaturat u rritën 0.26 gradë për çdo dekadë. Sipas studimit, 9.4% e vdekjeve globale vijnë për shkak të temperaturave mbi ose nën normalen, ndërsa i ftohti është përgjegjës për pjesën më të madhe të vdekshmërisë. "Ngrohja globale afatshkurtër mund të zvogëlojë vdekjet e lidhura me temperaturën, veçanërisht sepse vdekshmëria e lidhur me të ftohtin do të ulet - shpjegon Yuming Guo, autori kryesor, - megjithatë, në planin afatgjatë, vdekshmëria e përgjithshme do të rritet, sepse vdekjet nga nxehtësia do të vazhdojnë të rriten".

Evropa Lindore ka numrin më të lartë të vdekjeve të lidhura me nxehtësinë në vlerësim, ndërsa Afrika Subsahariane ka përparësinë e atyre që lidhen me të ftohtin. Mbi 2.6 milion vdekje në vit, megjithatë, ndodhin në Azi, veçanërisht në pjesët lindore dhe jugore të kontinentit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.