permbarimi

Fëmijët përdoren për hakmarrje. Vetëm 30 pensione ushqimore të ekzekutuara nga 1600 raste

Postuar në 04 Shkurt, 2024 16:54

Përgjatë vitit 2023 zyra përmbarimore Tiranë ka mundur të ekzekutojë vetëm 30 nga 1600 vendime të gjykatës për pension ushqimor, pas divorcit. Kjo për shkak të numrit të lartë të dosjeve por edhe të faktit se shumë prej prindërve janë të pasiguruar apo gjejnë mënyra të ndryshme për të shmangur këtë detyrim financiar. Përmbaruesja shtetërore Anxhela Doleci tha për MCN TV se:

Tarifa e re e përmbarimit/Dhoma e Përmbaruesve: Bankat pretendojnë sovranitet ndaj ligjit

Postuar në 06 Gusht, 2017 15:24

Pas reagimit të Shoqatës së Bankave për miratimin e tarifës së re të përmbarimit ka ardhur përgjigja e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë. Dhoma e cilëson disinformuese deklarimin dhe fushatën e bankave, ajo flet për sovranitet bankar që tenton të kundërvihet ndaj sovranitetit shtetëror mishëruar në ligje dhe akte nënligjore, ndërkohë që konsideron se veprimet e dy ministrave teknikë janë konform procedurës ligjore të iniciuar më parë.

Ministrat teknikë, operativë që ditët e para. Dyfishohen tarifat e përmbarimit

Postuar në 04 Gusht, 2017 15:36

Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë, nën drejtimin e ministrave teknikë të PD-së, kanë vendosur dyfishimin e tarifave të përmbarimit. Sipas Top-Channel që raporton për udhëzimin në fjalë, bankat kanë reaguar duke e cilësuar atë si abuziv dhe motivuar nga interesa të dyshimta.

Lexoni çdo faqe të kontratës kur merrni kredi*

Postuar në 03 Korrik, 2017 10:08

Familja Bozhiqi paditi një bankë të nivelit të dytë dhe shoqërinë përmbarimore për pavlefshmëri kontrate kredie bankare dhe rrëzim të një urdhëri ekzekutimi. Për fat ata i kishin ruajtur faturat dhe dokumentet që vërtetonin pagesat.

Banka ku familja Bozhiqi, nga Elbasani,  kishte marrë kredinë në përfundim të saj e kishte transferuar atë tek një tjetër kredidhënës dhe ky i fundit i kërkoi qytetarëve të shlyenin sërish të njëjtën shumë.

Cirku në prag mbylljeje

Postuar në 21 Prill, 2017 15:42

Cirku i Tiranës, i vetmi në Shqipërië mund të gjendet shumë shpejt pa një mjedis ku të mund të ushtrojë aktivitetin e vet. Një çështje gjyqësore mes pronarit të tokës dhe cirkut shqiptar ka mbërritur për ekzekutim në zyrat e Përmbarimit.

Befasitë e qeverisë nuk mbarojnë. Jepet me konçesion shërbimi përmbarimor. Kriteret i përgatiti kompania fituese

Postuar në 16 Gusht, 2015 15:28

Ministria e Drejtësisë, me Nasip Naçon në krye, hyn më në fund në tregun e koncesioneve, teksa ka dhënnë me konçesion shërbimin përmbaarimor për ekzekutimin penale me gjobë dhe shpenzimet gjyqësore. Gazeta “Shqiptarja.com” që shkruan për këtë konçesion, raporton se ka qenë kompania fituese, “Shërbimi Përmbarimor Zig”, ajo që ka propozuar në Ministrinë e Drejtësisë konçesionin. Arsye: përmbaruesit mbledhin vetëm 2% të gjobave, ndërkojë që vetë këta të fundit pretendojnë se kanë mbledhur 89% të gjobave.

Subscribe to RSS - permbarimi