Cirku në prag mbylljeje

Postuar në 21 Prill, 2017 15:42

Cirku i Tiranës, i vetmi në Shqipërië mund të gjendet shumë shpejt pa një mjedis ku të mund të ushtrojë aktivitetin e vet. Një çështje gjyqësore mes pronarit të tokës dhe cirkut shqiptar ka mbërritur për ekzekutim në zyrat e Përmbarimit.

Zyra e Përmbarimit ka tentuar të enjten të marrë në zotërim ambjentet e Cirkut në mes të Tiranës, një konflikt i vjetër ky që tenton t’i japë të drejtë pronarit, por pa dhënë asnjë zgjidhje për artistët të cilët i kanë kushtuar jetën Cirkut dhe argetimit të brezave të tërë. Kujtim Duni, drejtor i Cirkut Kombëtar thotë se përmbarimi “…nuk mund të bëjë asnjë veprim, asnjë ulje apo ngritje çadre, asnjë lirim objekti pa urdhërin e kryeministrit, apo ministrit të kulturës, pasi Cirku Kombëtar është një aset kombëtar në varësi të kryeministrisë dhe për pasojë unë nuk kam fuqi vendimarrëse”, raporton Televizioni Publik Shqiptar. 

Na vjen keq se kemi kaluar një jetë. bashkë me artistët e rinj do ta mbrojmë me çdo mënyrë cirkun”, thotë i përlotur mjeshtri Ali Juca. TVSH informon se sindikata e artistëve mbështet mbrojtjen me çdo kusht të Cirkut Kombëtar si një nga asetet kombëtare të kulturës dhe deri më tani ka arritur në diçka, përderisa “pas negociatash të vështira dhe refuzimit të artistëve për të dalë jashtë çadrës së Cirkut për momentin Përmbarimi është tërhequr”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.