vrima e zezë

1000 vjet dritë larg/Zbulohet vrima e zezë më afërt me Tokën

Postuar në 06 Maj, 2020 17:48

Një ekip astronomësh nga Observatori Jugor Europian kanë zbuluar një vrimë të zezë që ndodhet vetëm 1000 vjet dritë larg Tokës. 

Sipas shkencëtarëve në fjalë vrima e zezë është më e afërta me sistemin tonë diellor dhe është pjesë e një sistemi të trefishtë që mund të shihet me sy të lirë.  

Ekipi në fjalë e identifikoi objektin në fjalë duke gjurmuar dy yjet shoqërues të tij dhe një ide fillestare është se pas këtij sistemi mund të fshiehn vrima të tjera të zeza. 

Teleskopi i NASA-s kap një vrimë monstruose në hapësirë (Video)

Postuar në 12 Korrik, 2019 20:53

NASA zbuloi një Vrimë të Zezë masive në një distancë prej 130 milion vitesh drite nga Toka përmes teleskopit të saj të hapësirës Hubble. Sipas asaj që raportohet nga shkencëtarët vrima nuk duhet të ishte në ato kordinata, nisur nga teoria e relativitetit të Ajnshtajnit.

Sipas NASA-s, vrima e zezë enigmatike ka një masë orbitale të hollë që qarkullon në mënyrë të shfrenuar rreth saj.  Agjencia hapësinore shpjegon, se në bazë të teorive aktuale astronomike, kjo masë nuk duhet të ishte atje.

Fotografia e parë e një vrime të zezë

Postuar në 10 Prill, 2019 15:59

Është publikuar në këto çaste fotografia e parë reale e një virme të zezë që ndodhet në galaktikën M87, 500 triliardë km larg. Vetë vrima e zezë e fotografuar konsiderohet një përbindësh për nga përmasat: 40 miliardë km në diametër dhe me masë 6.5 miliardë herë më të madhe sesa ajo e Diellit tonë.  Shkencëtarët mendojnë se kjo është një ndër vrimat e zeza me masën më të madhe që ekziston.  

Fotografimi u propozua nga prof. Heino Falcke nga universiteti Radboud në Hollandë dhe ai u krye nga tetë teleskopë  të lidhur me njëri-tjetrin.

Zbulohet vrimë e zezë me masën e 200 miliardë diejve. Shkëlqen më shumë se një galaktikë

Postuar në 21 Maj, 2018 11:05

Shkencëtarët nga Australian National University kanë zbuluar një vrimë të zezë që rritet në mënyrë të jashtëzakonshme. Ajo e rrit masën e vet me atë të një dielli si ai i sistemit tonë, për çdo dy ditë. Ajo ndodhet shumë larg, 12 miliardë vjet dritë larg, ndërkohë që vetë mosha e universit mbahet të jetë 13.5 miliardë vjet dritë dhe ka arritur në masën e 200 miliardë diejve.

Kjo vrimë e zezë po rritet kaq shpejt saqë shkëlqen shumë më tepër se një galaktikë”, citohet dr. Christian Wolf që është pjesë e kërkimit.

Relativiteti i Përgjithshëm vlen vetëm në universin tonë katërdimensional

Postuar në 20 Shkurt, 2016 18:26

Kërkuesit në Universitetin e Cambridge dhe Queen Mary në Londër kanë arritur të realizojnë një eksperiment që hedh një dritë të re kuptimin e teorisë së relativitetit të përgjithshëm dhe kufizimeve të saj. Përmes një superkompjuteri ata kanë stimuluar krijimin e një vrime të zezë me formën e një unaze shumë të hollë, e cila nxit krijimin e disa “gungave” të lidhura mes tyre nga unaza që hollohen me kalimin e kohës. Ato bëhen kaq të holla saqë me kalimin e kohës tjetërsohen në një seri vrimash të zeza në miniaturë, njësoj si përhapja e valëve të ujit.

“Limiti” i një vrime të zezë: Masa e 50 miliardë yjeve

Postuar në 10 Dhjetor, 2015 19:53

Vrimat e zeza kanë një kufi dhe ky mund të sillet për ilustrim në përmasën e 50 miliardë diejve. Shumica e galaktikave kanë vrima të zeza në qendër të tyre, përqark të cilave ka një disk gazi që orbiton. Humbja e energjisë e çon gazin drejt vrimës së zezë, duke e ushqyer atë. Këto disqe mendohet se janë të paqëndrueshëm dhe teorikisht besohet se një vrimë e zezë mund të rritet aq shumë sa të mund të “gëlltisë” diskun dhe ta shkatërrojë atë. Masa për të arritur një gjë të tillë është e jashtëzakonshme dhe deri më sot mendohej se një vrimë e zezë nuk e arrin dot këtë pikë.

Një objekt i panjohur provokon rritje të emetimit të rrezeve X nga vrima e zezë në qendër të galaktikës sonë

Postuar në 24 Shtator, 2015 16:31

Afrimi i një objekti, të quajtur G2, me vrimën e zezë gjigande të ndodhur në qendër të galaktikës sonë, “Rruga e Qumshtit”, ka provokuar çlirimin e rrezeve X. Ky aktivitet i shtuar i emetimit të këtyre rrezeve nuk po merr ende një përgjigje nga shekncëtarët, të cilët nuk janë në gjendje akoma që të japin një version mbi atë se çfarë është objekti G2. “”Nuk ka një dakordësi të përgjithshme se çfarë është G2.

Zbulohet quasari që "ushqehet" nga dy vrima të zeza

Postuar në 01 Shtator, 2015 12:50

Shkencëtarët raportojnë së fundmi zbulimin e një “anomalie” befasuese në galaktikën Markarian 231, 600 milionë vjet dritë larg nga Toka. Në këtë galaktikë është zbuluar, nga vëzhgimet përmes teleskopit Hubble, një quasar që ushqehet nga dy vrima të zeza. Quasarët janë rajone kompakte që qarkojnë një vrimë të zezë supermasive në qendër të një galaktike. Janë objektet më të shndritshme që njihen dhe mendohet se janë krijuar 12 miliardë vjet më parë nga kolizioni i galaktikave dhe bashkimi i vrimave të zeza të tyre në një vrimë të zezë supermasive.

Projekt për ndërtimin e Teleskopit të Horizontit të Ngjarjes

Postuar në 29 Gusht, 2015 14:35

“Space.com” shkruan për një projekt që synon të japë imazhe më detaje të vrimave të zeza. Projekti konsiston në ndërtimin e Teleskopit për Horizontin e Ngjarjes, “perfieria” e vrimës së zezë, apo pika e moskthimit. Së fundmi, këtë term, Stephen Haëking e transformoi në Horizont i Dukshëm, duke sugjeruar se atyr depozitohet edhe informacioni i të gjithë objekteve që bien në vrimën e zezë, e që në këtë mënyrë konfirmon parimin se “informacioni nuk mund të asgjësohet”.

Stephen Hawking: “Kam gjetur një mënyrë si të shpëtojmë nga vrima e zezë”

Postuar në 26 Gusht, 2015 17:48

Sende që bien në një vrimë të zezë zhduken përgjithmonë, e drejtë? Nuk është e thënë, shprehet Stephen Hawking.

“Nëse ju ndjeni se ndodheni brenda një vrime të zezë, mos u dorëzoni”, tha ai gjatë një leksioni publik në Stokholm të Suedisë një ditë më parë. Ai e pohoi këtë përpara një bisede shkencore që do të mbahej sot në Konferencën e Rrezatimit Hawking, në Institutin Mbretëror të Teknologjisë KTH në Stokholm. “Ka një mënyrë për t’ia dalë”.

Subscribe to RSS - vrima e zezë