Zbulohet quasari që "ushqehet" nga dy vrima të zeza

Postuar në 01 Shtator, 2015 12:50

Shkencëtarët raportojnë së fundmi zbulimin e një “anomalie” befasuese në galaktikën Markarian 231, 600 milionë vjet dritë larg nga Toka. Në këtë galaktikë është zbuluar, nga vëzhgimet përmes teleskopit Hubble, një quasar që ushqehet nga dy vrima të zeza. Quasarët janë rajone kompakte që qarkojnë një vrimë të zezë supermasive në qendër të një galaktike. Janë objektet më të shndritshme që njihen dhe mendohet se janë krijuar 12 miliardë vjet më parë nga kolizioni i galaktikave dhe bashkimi i vrimave të zeza të tyre në një vrimë të zezë supermasive. Rasti në fjalë përbën risi, pasi quasari ka “nga pas” dy vrima të zeza, duke hapur një shteg të ri për studimet në këtë fushë. “Jemi shumë të entuziazmuar nga zbulimi, pasi jo vetëm na tregon ekzistencën e një vrime të zezë binare afër, pra në galaktikën Mrk 231, por shtron rrugën për kërkimin sistematik të vrimave të zeza binare”, citon “CNN”, Youjun Lu, të Akademisë së Shkencave të Kinës. Vrima e zezë kryesore mendohet të jetë 150 milionë herë mbi masën e Diellit, kurse vrima tjetër, 4 milionë herë me një prodhim energjie të jashtëzakonshëm: 100 herë sa gjithë galaktika jonë, ku ndodhet gjithashtu një vrimë e zezë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.