Një objekt i panjohur provokon rritje të emetimit të rrezeve X nga vrima e zezë në qendër të galaktikës sonë

Postuar në 24 Shtator, 2015 16:31

Afrimi i një objekti, të quajtur G2, me vrimën e zezë gjigande të ndodhur në qendër të galaktikës sonë, “Rruga e Qumshtit”, ka provokuar çlirimin e rrezeve X. Ky aktivitet i shtuar i emetimit të këtyre rrezeve nuk po merr ende një përgjigje nga shekncëtarët, të cilët nuk janë në gjendje akoma që të japin një version mbi atë se çfarë është objekti G2. “”Nuk ka një dakordësi të përgjithshme se çfarë është G2. Gjithsesi, fakti që Shigjetari A*(kështu quhet vrima e zezë në qendër të Rr.Q.) u bë aktive jo shumë kohë pasi G2 kaloi afër, sugjeron se lënda e dalë nga G2 të ketë rritur shkallën e absorbimit nga vrima e zezë”, thotë Mark Morris nga Universiteti i Kalifornisë . Po kështu një mendim është se emetimi i rrezeve X(sipas një përkufizimi emetohen nga elektronet) mund të jetë si pasojë edhe fuqizimit të “erërave” nga yjet e mëdha afër, që e “ushqejnë” me lëndë vrimën e zezë. 

 

http://blog.cosmosmagazine.com/blog/2015/9/24/milky-ways-supermassive-bl...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.