Stephen Hawking: “Kam gjetur një mënyrë si të shpëtojmë nga vrima e zezë”

Postuar në 26 Gusht, 2015 17:48

Sende që bien në një vrimë të zezë zhduken përgjithmonë, e drejtë? Nuk është e thënë, shprehet Stephen Hawking.

“Nëse ju ndjeni se ndodheni brenda një vrime të zezë, mos u dorëzoni”, tha ai gjatë një leksioni publik në Stokholm të Suedisë një ditë më parë. Ai e pohoi këtë përpara një bisede shkencore që do të mbahej sot në Konferencën e Rrezatimit Hawking, në Institutin Mbretëror të Teknologjisë KTH në Stokholm. “Ka një mënyrë për t’ia dalë”.

Ndoshta e dini që vrimat e zeza janë yjet që kanë humbur peshën e tyre, duke prodhuar forca  gravitacionale aq të forta se edhe drita nuk mund t’i shpëtojë. Çdo gjë që bie brenda, mendohet të shkatërrohet, sidomos nga graviteti masiv, të cilat nuk mund të shihen kurrë apo të dëgjohen sërish.

Ajo që ju mund të dini është se fizikantët kanë argumentuar për 40 vjet rreth asaj çfarë ndodh me në lidhje me informacionin dhe gjendjen fizike të këtyre objekteve që kur bien.  Mekanika kuantike thotë se ky informacion nuk mund të shkatërrohet, por relativiteti i përgjithshëm thotë se duhet të jetë kështu. Kjo është arsyeja pse ky argument njihet si paradoksi informacionit.

Hawking thotë se ky informacion nuk e lejon këtë informacion të ndodhë brenda vrimës së zezë që në fillim. “Unë propozoj që informacioni nuk është i ruajtur në brendësi të vrimës së zezë siç mund të presim, por në kufirin e saj, në ngjarje-horizont”, deklaroi ai sot.

Ashtu siç ajo funksionon, që është ende një mister, Hawking tani mendon se ajo është plasaritur. Teoria e tij e re është se rrezatimi Hawking mund të zgjedhë një pjesë të informacionit të ruajtur në ngjarje-horizont (siç është emetuar), duke siguruar për të një rrugë për ta nxjerrë jashtë. “Por mos presim të marrim një mesazh nga brenda”, tha ai. “Informacioni në lidhje me ardhjen e grimcave është rikthyer, por në një formë kaotike dhe të padobishme. Kjo zgjidh dhe paradoksin e informacionit. Për të gjitha qëllimet praktike, informacioni është i humbur”.

Vitin e kaluar Hawking bëri bujë duke thënë se “nuk ka vrima të zeza”, edhe pse ajo që ai pohon aktualisht është pak më e komplikuar, pasi propozoi zëvendësimin e ngjarje-horizontit me një koncept më të lidhur, një horizont i dukshëm. “Kjo ide e re është në përputhje me të mëparshmen, e cila nuk do të ishte me të vërtetë një lajm për fizikantët teorikë”, thotë Sabine Hossenfelder e  Institutit Nordik për Teoritë Fizike në Stokholm, e cila ndjek leksionet e Hawking. “Ai thotë se informacioni tashmë është atje dy here, që nga fillimi, kështu që kurrë nuk do të shkatërrohet në vrimën e zezë për të filluar me të”, shprehet ajo. “Të paktën kjo është ajo çfarë kam kuptuar”.

“Mesazhi i këtij leksioni është se vrimat e zeza nuk janë aq të zeza sa ç’janë pikturuar. Ato nuk janë burgje të përjetshme, siç u menduan për herë të parë”, tha fizikanti. “Gjërat mund të dalin jashtë vrimës së zezë si në pjesën e jashtme, por ndoshta dhe nga një tjetër univers”.

*

Stephen Hawking është fizikant teoricien anglez, kozmolog, autor dhe Drejtor i Kërkimeve në Qendrën për Kozmologji Teorike në Universitetin e Kembrixhit. Hawking vuan nga një sëmundje e rrallë, e ngadalshme, e cila përparon në formën e sklerozës laterale amiotrofike (ALS), e njohur gjithashtu si sëmundja motor e neuroneve ose sëmundja Lou Gehrig, e cila e ka paralizuar atë gradualisht gjatë dekadave. Ai komunikon duke përdorur njërën nga muskujt e faqeve bashkangjitur me një pajisje gjeneruese fjalësh. Hawking është martuar dy herë dhe ka tre fëmijë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.