taulant balla

Pse ngurojnë socialistët të arrestojnë Salli Berishën?

Postuar në 09 Nëntor, 2015 11:51

Çfarë presin socialistët që nuk e arrestojnë Sali Berishën. E ka zbuluar deputeti Taulant Balla në një reagim personal në llogarinë e tij në facebook.
E di që shumë do thonë: “po hë pse nuk e arrestoni Salin dhe Shkëlzenin për vrasjet në Gërdec?”. Duhet edhe pak durim. Reforma në drejtesi do bëhet”, shkruan Balla në Facebook.
Balla është ndjerë i indinjuar nga thirrjet e Berishës për të nisur protesta si në Rumani dhe ka zbuluar po ashtu ndryshimin mes tij dhe kryeministrit Rumun Viktor Ponta, të cilin thotë se e ka dhe mik personal

Nga i merr mësimet Taulant Balla dhe Partia Socialiste e Shqipërisë

Postuar në 02 Nëntor, 2015 11:10

Kemi parë qeverinë të këshillohet nga ish-kryeministri Tony Blair dhe të adoptojë modele të Francës dhe Gjermanisë në sheshimin e problemeve me fqinjët, por në fakt në thelb të filozofisë së qeverisjes së majtë qëndrojnë mësimet që vijnë nga historia.  Këtë e ka zbuluar për herë të parë Taulant Balla, teksa përshëndeti anëtarësimin e 250 të rinjve të Librazhdit në Partinë Socialiste.

Neni 62 në ligjin për median, mbetet në fuqi. Rrëzohet amendamenti i Taulant Ballës

Postuar në 14 Tetor, 2015 15:53

Amendamenti i Taulant Ballës për heqjen e nenit 62 në ligjin për median audiovizive nuk është pranuar nga shumica. Alfred Peza, nënrkyetar i Komisionit Parlamentar të Medias ka deklaruar se shumica mendon të marrë në konsideratë vërejtjet e faktorit ndërkombëtar në këtë drejtim, të cilat e shohin shumë problematike këtë masë të propozuar. Amendamenti synonte që të hiqte nga ligji rregullimet për pronësinë dhe shpërndarjen e reklamave.

Shënim: Para kthehu, mbrapa kthehu

Postuar në 23 Shtator, 2015 18:33

Brenda 1 jave qeveria ka dhënë dy variante të mënyrës sesi ajo ka vendosur të kurorëzojë dekriminalizimin, çështje që nuk ka qenë fare në agjendën e saj paraelektorale, por që i doli rrugës falë intuitës së opozitës për t’u kapur pas një kauze që mendoi se do ta mbante në lojë. Dhe kështu ndodhi.

Mazhoranca u detyrua të ulet me pahir në një tryezë për të nënshkruar të famshmen marrëveshje të 24 Dhjetorit për pastrimin e politikës nga personat me rekorde apo të shkuar kriminale, duke ia mbingarkuar këtë përgjegjësi politike karizmatikut Taulant Balla.

Taulant Balla dhe Aldrin Dalipi i refuzojnë "friend request" në Facebook, Fatos Nanos

Postuar në 30 Korrik, 2015 16:15

Pages

Subscribe to RSS - taulant balla