Pse ngurojnë socialistët të arrestojnë Salli Berishën?

Postuar në 09 Nëntor, 2015 11:51

Çfarë presin socialistët që nuk e arrestojnë Sali Berishën. E ka zbuluar deputeti Taulant Balla në një reagim personal në llogarinë e tij në facebook.
E di që shumë do thonë: “po hë pse nuk e arrestoni Salin dhe Shkëlzenin për vrasjet në Gërdec?”. Duhet edhe pak durim. Reforma në drejtesi do bëhet”, shkruan Balla në Facebook.
Balla është ndjerë i indinjuar nga thirrjet e Berishës për të nisur protesta si në Rumani dhe ka zbuluar po ashtu ndryshimin mes tij dhe kryeministrit Rumun Viktor Ponta, të cilin thotë se e ka dhe mik personal
“Pashë që Sali Berisha i kish quajtur protestat revolucion dhe mikun tim Viktor Ponta (ish-kryeministrin rumun të dorëhequr) një njeri të korruptuar.
O Sali! Viktor Ponta dha dorëheqje sepse u ndje përgjegjës që shteti dhe institucionet e tij nuk parandaloi një tragjedi të shkaktuar nga shpërthimi i fishekzjarreve në një diskotekë. Kaq.
Po ti o Sali!? Po ti pse nuk dhe dorëheqje kur shpërtheu Gërdeci? Po ti pse nuk dhe dorëheqje kur u vranë 26 shqiptarë nga shpërthimi në Gërdec? Atje nuk ishin fishekzjarre. Atje shpërtheu baruti i biznesit të tët biri.
Në Rumani diskoteka nuk ishte pronë e asnjë të afërmi të kryeministrit rumun.
Ndërkohë, fabrika në Gërdec ishte e jotja o Sali"-shkruan Balla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.