spiunazhi

Shërbimi gjerman, spiunim masiv të aleatëve. Përfshirë NASA-n, Forcat Ajrore Amerikene dhe kryeministrin e Izraelit

Postuar në 02 Prill, 2016 19:03

Revista gjermane “Der Spiegel” raporton këtë të shtunë se shërbimi sekret gjerman, BND, ka survejuar dhe spiunuar zyrën e kryeministrit izraelit prej vitesh. Lajmi është riprodhuar edhe nga e njohura “Haaretz” e cila shton se shërbimet gjermane kanë spiunuar edhe shtete të tjera, aleate me Gjermaninë, sikurse edhe drejtues të organizatave ndërkombëtare. Ministrat e Brendshëm të Austrisë, Beligjikës, Ministrinë e Mbrijtjes të Britanisë së Madhe, Forcat Ajrore Amerikane, NASA-n, agjencitë e OKB-së, Fondin Monetar Ndërkombëtar, OPEC, etj..

Lirohet pas 30 vjetësh Ronald Pelton, spiuni sovjetik që kaloi sekrete të NSA-së

Postuar në 26 Nëntor, 2015 00:09

Autoritetet amerikane kanë liruar nga burgu këtë të martë, Ronald Pelton, ish-punonjës i NSA-së, i cili u kaloi sovjetikëve informacione sekrete. Pelton hyri në lidhje me ambasadën sovjetike në SHBA, në vitin 1979, një vit pas dorëheqjes nga detyra. 35 mijë dollarë u pagua Pelton nga sovjetikët në këmbim të informacioneve që ai u kaloi për Operacionin Ivy Bell, i cili synonte të përgjonte komunikimet ushtarake sovjetike që kryheshin përmes kabllove të vendosur nën ujë në oqean.

Reilly, James Bondi i vërtetë

Postuar në 05 Nëntor, 2015 16:19

Sidney Reilly, superspiuni, Asi i Spiunëve siç u quajt më vonë, u ekzekutua nga sovjetikët më 5 nëntor 1925. Për një brez të caktuar shqiptarësh emri i tij lidhe tme librin “Konspiracioni i madh kundër Rusisë”, apo edhe ndonjë serial televiziv, por ai vijon edhe jashtë të provokojë debat dhe kruiozitet. Sovjetikët i atribuonin shumë prej aktivitetev që pasuan mandej me intervecionin e 1918-ës dhe në fakt disa artikuj të kohëve të fundit, publikuar edhe nga BBC flasin se aktiviteti agjenturor i britanikëve në kohën e revolucionit ka qenë thelbësor.

Pages

Subscribe to RSS - spiunazhi