Reilly, James Bondi i vërtetë

Postuar në 05 Nëntor, 2015 16:19

Sidney Reilly, superspiuni, Asi i Spiunëve siç u quajt më vonë, u ekzekutua nga sovjetikët më 5 nëntor 1925. Për një brez të caktuar shqiptarësh emri i tij lidhe tme librin “Konspiracioni i madh kundër Rusisë”, apo edhe ndonjë serial televiziv, por ai vijon edhe jashtë të provokojë debat dhe kruiozitet. Sovjetikët i atribuonin shumë prej aktivitetev që pasuan mandej me intervecionin e 1918-ës dhe në fakt disa artikuj të kohëve të fundit, publikuar edhe nga BBC flasin se aktiviteti agjenturor i britanikëve në kohën e revolucionit ka qenë thelbësor. Sa i përket Reillyt, atë sot e ka “përkujtuar” edhe gazeta “Haaretz”, e cila shton se Ian Fleming u frymëzua për James Bond nga aktiviteti i Reillyt. Pra i ishte James Bondi i vërtetë. “Pasiguria me Reillyn nis që me prindërit e tij dhe datën e lindjes”, shkruan autori David B. Green. “Andreë Cook, autor i biografisë “Asi i Spiunëve: Historia e vërtetë e Sidney Reilly” propozon se ai ka lindur me emrin Salomon, apo Shlomo, Rosenblum në 24 mars 1873 në Kherson të Ukrainës. Cook beson po ashtu se e ëma e Reillyt, Polina Rosenblum mbeti shtazanë jo me burrin e vet, Grigory Rosenblum, por me një kushëri të këtij të fundit, Mikhail Rosenblum, një fizikant nga Odesa”, vijon Green.  Fati përcakton gjithçka. Nuk dihet mirë në cilat kushte Rosenblum lëvizi drejt Britanisë së Madhe në vitin 1895, sipas Cook nga Franca, me një shumë të madhe parash, për të cilën ka dyshime se ai e kishte marrë nga grabitja dhe vrasja e dy politikanëve anarkistë që kishte takuar në Paris. Rosenblum kishte studiuar kimi dhe në Angli hapi një kompani, Ozone Preparations Company dhe në këto kushte takoi Hugh Thomas dhe gruan e tij Margaret Callaghan. Dyshime ka edhe për vdekjen e Thomas, një i moshuar ndërkohë që gruaja e tij e re, kërkoi që i shoqi të varrosej pa iu bërë autopsia. Më tej: pas vdekjes ajo trashëgoi 800,000 stërlina dhe u martua me Salomon Rosenblum, i cili u natyralizua në Sidney Reilly. Këtu nis karriera e tij e vërtetë me shërbimet sekrete teksa bashkëpunon me William Melville, kreu i degës speciale të Scotland Yard. Legjenda e rrethon Reillyn edhe në aktivitetin e tij për shërbimet britanike: kështu atij i atribuohet misioni për identifikimin e depozitave të naftës në Kuakaz më 1899, ishte ai që bindi William D’Arcy të shiste liçencat e kërkimit të naftës që kishte marrë nga iranianët dhe otomanët Britanisëdhe jo Francës. Sipas kolegut të tij Lockhart, ishte po ashtu reilly që rrëmbeu në vitin 1909 në Gjermani projektet e konstruktimit të armëve që morën peshë gjatë Luftës së Parë Botërore. Një njeri i kudogjendur dhe me çdo mision, që me sa duket kishte një llogari në mendje: fitimin e vet. Një njeri pa kauzë i cili organizoi edhe një komplot për vrasjen e Leninit, pranuar edhe nga Lochart. Hyri në vitin 1925 në Bashkimin Sovjetik dhe u arrestua për t’u ekzekutuar me urdhër personal të Stalinit. 

http://www.haaretz.com/israel-news/this-day-in-jewish-history/.premium-1...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.