Shqiperia

Imzot Frendo: Situata në Shqipëri është tragjike

Postuar në 25 Shkurt, 2019 10:23

Arkipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, imzot George Frendo ka deklaruar për mediat italiane se situata në Shqipëri është tragjike dhe se mungon dialogu mes palëve. Ai ka kërkuar që palët të ulen në bisedime duke sakrifikuar diçka. 

As dy, apo tri polare. Shqipëria është e ndarë në dy kampe

Postuar në 21 Shkurt, 2019 21:02

Në Shqipëri tanimë një gjë është konfirmuar pavarësisht leximeve të ndryshme: vendi është në krizë të thellë politike.

Sido që ta lexosh situatën, askush nuk mund të quhet objektiv nëse thotë se Shqipëria e sotme ka opozitën në krizë dhe qeverinë efektive. Për këtë mjafton të dëgjosh fjalimin kaotik të kryeministrit, i cili teksa referon zgjidhjet juridike kushetetuese të “mandatit legjitim”, vetëofrohet për zgjidhje politike që kalojnë nga dialogu me opozitën.

Sondazhi/43% e qytetarëve të Kosovës mbështesin bashkimin me Shqipërinë

Postuar në 21 Shkurt, 2019 15:25

Opinioni në Kosovë është i ndarë në lidhje me opsionin e bashkimit me Shqipërinë. Në rast të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë dhe njohjes de jure dhe de facto nga kjo e fundit, shqiptarët e Kosovës e mbështesin idenë e bashkimit me Shqipërinë në masën 43%.

Unë, Sorosi, Edi, Kushtetuta dhe turma e hajnave  

Postuar në 19 Shkurt, 2019 22:10

 

Unë Sorosi, Edi, ligjet shqiptare dhe turma e hajnave kemi një lidhje mjaft të veçantë. Dhe ja, se si! Filantropin më të madh çifut unë e njoha disa vjet më pas se ai të ish ish njohur me Edin dhe ky me ‘të. Si emër kisha nisur ta njoh aty në fillim të viteve ’90 nga televizori gjerman, i cili njoftonte herë-herë për fitimet e tij marramendëse në bursë përmjet spekullimeve në blerje-shitjen e akcieve të ndryshme, për ndihmat e mëdha në para që jipte në disa vende të Lindjes, si në Hungari, Ukrahinë, Rumani, etj.. Hëm kapitalisti më spekullues, hëm folantropi më altruist!

Tri Shqipëritë e 16 shkurtit

Postuar në 16 Shkurt, 2019 11:37

Në Tiranë ka nisur protesta e opozitës e cila ende nuk ka zbuluar drejtimet e saj. Gjëja më e dukshme e saj është prezenca e shtuar skajshmërisht e forcave policore dhe mjeteve të blinduara. Protesta në vetvete është padyshim ngjarja kryesore e ditës së sotme, ndërkohë që kryeministri është në Vlorë për të mbajtur monologun e zakonshëm që nuk thotë gjë dhe as provokon më as për përmbajtjen e vet retorike. 

Formula e Esatit për Shqipërinë: Përmes Ekuilibrit të Urrejtjes

Postuar në 16 Shkurt, 2019 00:10

 

Lufta ndërinstitucionale e Shqipërisë për politikën e jashtme

Postuar në 15 Shkurt, 2019 13:34

Përse presidenti Meta e pa të arsyeshme ta godasë kryeministrin Rama pikërisht me rastin e emërimit ministrit të Jashtëm? Për këtë ka disa arsye. Ndryshimi i ministrave me më shumë ndikim brenda Partisë Socialiste me ata me më pak ndikim brenda partisë është tregues i arrogancës së Edi Ramës për ta përqendruar pushtetin personal brenda partisë që e drejton. Këtë lëvizje politike të kryeministrit, presidenti Meta do ta ketë parë si një moment ku Rama ka krijuar mjaftueshëm armiq (të heshtur) brenda Partisë Socialiste.

Mellanosja që nuk i prish punë Shqipërisë

Postuar në 14 Shkurt, 2019 20:52

Socialistët janë sot në zi partiake sepse shefi u mellanos nga boja e Palokës. Këtë hall personal kryeministri doli ta ndajë me shqiptarët, duke thënë se imazhi i Shqipërisë pësoi një goditje të rëndë. Mos more, nëse do ishte çështje makiazhi, mund ta kishim zgjidhur me buzëkuq dhe pudër, kaq do ta kishte bërë Edi Rama për Shqipërinë, mjafton që të merrte meritat për negociatat.

Morali i shimpanzesë

Postuar në 14 Shkurt, 2019 00:22

 

I dashur Palokë!

Miqësi shqiptaro-amerikane? Ndoshta na duhet një term tjetër...

Postuar në 14 Shkurt, 2019 00:03

Askush nuk mund ta cenojë miqësinë me SHBA

Ky është mesazhi i thjeshtuar që po lexohet në Kosovë pas letrës së zv.ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Mathew Palmer.

Pages

Subscribe to RSS - Shqiperia