Shqiperia

Zyrtare, Gruevski doli ilegalisht nga Maqedonia

Postuar në 03 Janar, 2019 18:50

Ish-kryeministri i Maqedonisë,  Nikolla Gruevski doli ilegalisht nga Maqedonia. Kryeprokurori i Përgjithshëm, Ljubomir Gioveski zbuloi në një konferencë për shtyp se ish-kreu i qeverisë nuk kaloi në asnjë pikë kufitare gjatë arratisjes për në Shqipëri.

Ai tha  se gjatë hetimit ishin ishin dëgjuar disa dëshmitarë, por nuk dha detaje të tjera në mënyrë që të mos cënohej hetimi paraprak.

Dorëheqje që na kujtojnë se kush janë Dhori, Mynyri, Muzaferi dhe Gudari

Postuar në 02 Janar, 2019 02:00

Mediat greke raportojnë për dorëheqjen e presidentit të Universitetit Ndërkombëtar Helenik të Selanikut, Costa Grammenos, për një arsye që në Shqipërinë e kolegëve të tij akademikë, do të dukej fare qesharake. Grammenos i kundërvihet planeve të prezantuara nga kryeministri Alexis Tsipras për binjakëzimin e këtij institucioni me tre kolegje teknike të Greqisë Veriore. Akademiku, që është president qysh prej themelimit 10 vjet më parë, mendon se një hap i tillë do të minonte reputacionin e tij duke krijuar bashkime me institucione të një kalibri më të ulët.

BE jep 94 mln euro për Shqipërinë

Postuar në 07 Dhjetor, 2018 10:01

BE-ja jep 94 milionë Euro për ta mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit evropian. Siç thuhet ne faqen e delegacionit europian, fondet e BE-së do të përqendrohen në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, duke vazhduar mbështetjen e BE-së për zbatimin e reformës në drejtësi.

Takimi Janullatos-Karpushin: U bisedua për marrëdhëniet mes kishave të Rusisë dhe Shqipërisë

Postuar në 31 Tetor, 2018 00:53

Zyra e shtypit e ambasadës së Rusisë në Tiranë njofton se dje, ambasadori Aleksander Karpushin ka zhvilluar një takim me kreun e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepiskopin Anastas.

Ambasadori Karpushin zhvilloi sot një takim me Primatin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij Anastas. Gjatë bisedës u diskutuan disa çështje në lidhje me bashkëpunimin midis kishave vëllazërore orthodhokse të Rusisë dhe Shqipërisë

Marrëveshja e detit me Greqinë, teknikisht është arritur

Postuar në 28 Tetor, 2018 20:16

Ministri i Jashtëm Alternativ i Greqisë, Giorgos Katrougalos ka thënë në një intervistë për Real News se Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale në 12 milje në momentin që do ta shohë të përshtatshëm. Sipas tij, kjo është një e drejtë që rrjedh nga ligji ndërkombëtar dhe askush nuk mund ta kundërshtojë atë. Lidhur me marrëveshjen për kufirin detar me Shqipërinë, Katrougalos ka thënë se ajo është afër përfundimit, por se nga pala shqiptare po pritet plotësimi i vakancës në Gjykatën Kushtetuese që shihet si garanci e munguar. 

Shqipëria, opsion i hapur për kamp emigrantësh

Postuar në 05 Tetor, 2018 16:16

Qeveria ka bërë për shumë kohë lojën kukamfshehti me çështjen e ngritjes së qendrave të pritjes për emigrantët. Fillimisht u bënë deklarata ambigue pas vizitës së kryeministrit në Austri dhe takimit me kancelarin Kurz, ndërsa më pas u mohua gjithçka.

Strehimi i emigrantëve u bë çështje edhe në samitin e Bashkimit Europian ku sërish nuk u gjet një zgjidhje. Diskutimi nxorri sërish kokë me rastin e ministerialit të Ministrave të Brendshëm që u mbajt në Tiranë, ku ministri austriak la të hapur opsionin e bisedimeve dypalëshe.

"Miku Aleksander" nuk bindet: Na mbetet vetëm të respektojmë neutralitetin e Serbisë

Postuar në 03 Tetor, 2018 12:20

Në Tiranë po zhvillohet konferenca “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”, organizuar nga TANJUG dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare. Në konferencë ka folur edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili është përpjekur të tregohet realist, në ndryshim nga eprori i tij që kur vjen puna te Serbia është entuziast. Ministri ka folur për marrëdhënie të brishta, që mund të zhvillohen normalisht si mes dy fqinjëve. Ai nuk ka harruar Luginën e Preshevës, ku Serbia duhet të bëjë më shumë, ndërkohë që ka shprehur zhgënjimin e vet për qasjen neutrale të Serbisë në çështjen e sigurisë.

Korleone 1962 - Shqipëri 2018

Postuar në 01 Tetor, 2018 13:04

Reportazhi i mëposhtëm është i vitit 1962 dhe është realizuar nga gazetari i njohur Enzo Biagi në Korleone. Jemi një vit përpara Luftës së Parë të Mafies, që filloi pas asaj që njihet si Masakra e Ciaculli-t dhe kohë përpara sesa klani i korleonezëve me në krye Salvatore Riina të merrte drejtimin e Cosa Nostras siçiliane.

Mnistri i Jashtëm: Gati të presim refugjatët eritreas të bllokuar në Itali

Postuar në 25 Gusht, 2018 18:40

Në Itali prej disa ditësh po debatohet për fatin e 190 refugjatëve nga Eritrea që janë bllokuar në anijen “Diciotti “, që i shpëtoi pak milje larg Lampeduzës. Ministri i Brendshëm Matteo Salvini është në provën e nervave pasi ai premtoi se në Itali nuk do të hyjnë më refugjatë dhe lëshimi i deritanishëm është se nga 190 refugjatë janë lejuar të zbresin vetëm 17, kryesisht gra që thuhet se janë të dhunuara.

Ikja e heshtur e gulenistëve nga Shqipëria

Postuar në 25 Gusht, 2018 15:52

Gulenistët po ikin nga Shqipëria. Shteasit turq që kanë punuar për fondacionet e filantropit Fetullah Gulen nuk kanë më strehë të sigurt në vendin tonë. Kjo nuk thuhet zyrarisht, por në terren gjërat kanë ndryshuar shumë qëkurse konflikti mes presidentit turk, Erdogan, dhe ish-aleatit të tij shpërtheu dhe arriti kulmin me grushtin e shtetit të korrikut 2016.

Pages

Subscribe to RSS - Shqiperia