shba

Presion i fortë edhe ndaj Zaevit në Maqedoni

Postuar në 03 Tetor, 2017 13:41

Arrestime edhe në Maqedoni si kusht që qeveria e Zaevit të ketë rrugën e hapur për integrimet euro-atlantike. Ky duket të jetë mesazhi i SHBA për fqinjin tonë lindor.  Zv.ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee ka deklaruar në një intervistë për emisionin “360 gradë” në Tv Alsat në Maqedoni, se të gjitha çështjet e rrjedhura nga përgjimet e paautorizuara që u publikuan nga Zoran Zaev kur ishte në opozitë, duhet të trajtohen ligjërisht.

Programi mbrojtës i rrjetit të Pentagonit, i kontrolluar në kodin e burimit nga rusët

Postuar në 03 Tetor, 2017 09:45

Ndoshta Rusisë nuk i është dashur të lodhet shumë për të penetruar në rrjetin kompjuterik të ushtrisë amerikane. Agjencia “Reuters” raporton sot për një marrëdhënie pune mes kompanisë “Hewlett Packard Enterprise” dhe agjencive ruse të mbrojtjes, raportim sipas të cilit, këto të fundit kanë patur të drejtën e këqyrjes dhe analizës së kodit të burimit për softuerë të përdorur nga Pentagoni. Konkretisht bëhet fjalë për softin ArcSight, që është “qendra nervore e pjesës më të madhe të ushtrsë amerikane, që njofton analistët nëse kompjuterët janë nën sulm”.

SHBA vulos kufirin e Kosovës me Malin e Zi

Postuar në 29 Shtator, 2017 21:13

SHBA i kërkoi Kosovës t’i japë fund çdo diskutimi për kufirin me Malin e Zi dhe të ratifikojë sa më shpejt marrëveshjen e demarkacionit. Mesazhi u dha nga zv/presidenti Pence gjatë takimit që pati në Uashington me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

SHBA përgjysmon personelin diplomatik në Kubë

Postuar në 29 Shtator, 2017 17:06

Ende pa nisur mirë, marrëdhëniet SHBA-Kubë kanë marrë goditje. “Associated Press” njofton se SHBA po paralajmëron qytetarët e vet të bëjnë kujdes gjatë vizitave në Kubë teksa ka urdhëruar më shumë se gjysmën e personelit diplomatik të largohet nga ishulli. Arsye e këtij zhvillimi janë ato që SHBA i quan “sulme specifike” ndaj personelit diplomatik, që konsistojnë në probleme shëndetësore të vazhdueshme dhe të padiagnostikueshme deri më tani. Po kështu SHBA ka ndërprerë lëshimin e viziave për një afat të pacaktuar dhe për qytetarët kubanë viza do të lëshohet nga vendet fqinj.

SHBA/Terrorizmi i brendshëm, po aq kërcënues sa Shteti Islamik

Postuar në 29 Shtator, 2017 09:24

Kërcënimi terrorist i brendshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës barazohet me atë të përfaqësuar nga Shteti Islamik. Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit, Chris Wray deklaroi para Senatit se numri i çështjeve nën hetim që tratojnë akte të terrorizmit të aktorëvë të brendshëm në SHBA arrin në 1000. Po kaq është sipas tij edhe numri i çështjeve që lidhen me Shtetin Islamik. Ndërkohë sipas kreut të FBI-së, vetëm vitin e fundit në SHBA janë arrestuar 176 persona të akuzuar për akte terrori motivuar nga synime të brendshme politike.

SHBA, tani në dosjet e emigrantëve edhe të dhëna të hollësishme të profilit të tyre në rrjetet sociale

Postuar në 29 Shtator, 2017 08:36

Privatësia po pëson erozionin më të madh, ndonëse, apo pikërisht pse jetojmë në kohën e lirisë së informacionit. Një rregullore e re e publikuar në Regjistrin Federal të SHBA, parashikon se Departamenti i Sigurisë së Brendshme, ka të drejtë të mbledhë të dhënat e hedhur në mediat sociale për/nga emigrantët, qoftë atë me leje të përhershme, qoftë ata të natyralizuar.

Përplasje BE-SHBA për sanksionet ndaj Iranit

Postuar në 26 Shtator, 2017 11:20

Lëvizjet e SHBA-së në raport me Iranin dhe tërheqja e saj nga marrëveshja bërthamore, po porvokojnë ndarje të vërteta me Europën. Amabasadori I Bashkimit Europian në Ëashington, David O’Sullivan deklaroi se nëse “SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore dhe riaplikon sanksione që shënjestrojnë jo vetëm Iranin, por edhe vendet që bëjnë biznes me Iranin, BE-ja mund të përfitojë nga një statut i mesit të viteve ’90 që mbron kompanitë europiane nga penalizimi nga sanksionet”.

Trump mund të vizitojë Serbinë

Postuar në 24 Shtator, 2017 11:18

Mediat serbe njoftuan së fundmi se presidenti amerikan Donald Trump mund të vizitojë Serbinë. Kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiç, u tha mediave se Trump e kishte pranuar ftesën e bërë dhe me gjasë një vizitë do të kryhet. Të njëjtat lajme kanë përcjellë edhe media të ndryshme greke, sipas të cilave zv.presidenti Mike Pence ka përcjellë për zyrtarët grekë premtimin se Trump do të vizitojë edhe Greqinë.

Trump: “ShBA – Turqi, më afër se kurrë më parë. Erdogan është miku im”

Postuar në 23 Shtator, 2017 03:29

Marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Turqisë janë më të afërta se kurrë…Presidenti Erdogan është tashmë një mik i imi”.

Kështu citohet të jetë shprehur presidenti amerikan, Donald Trump, pas një takimi me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York. 

Sipas Trump, Erdogan duhet vlerësuar sepse është në drejtim të një vendi që ndodhet në një zonë shumë të vështirë të botës. 

BE del hapur kundër SHBA-ve për çështjen e Iranit

Postuar në 21 Shtator, 2017 10:36

SHBA po konsumon përplasje politike me disa vende gjatë presidencës Trump. Më e fundit është ajo me Bashkimin Europian për çështjen e programit bërthamor të Iranit. 

Shefja e diplomacisë europiane, Federica Moghrenini theksoi se Republika Islamike "po i përmbahet  kushteve" të marrëveshjes së nënshkruar mes saj dhe fuqive të mëdha në 2015.

Pages

Subscribe to RSS - shba