SHBA vulos kufirin e Kosovës me Malin e Zi

Postuar në 29 Shtator, 2017 21:13

SHBA i kërkoi Kosovës t’i japë fund çdo diskutimi për kufirin me Malin e Zi dhe të ratifikojë sa më shpejt marrëveshjen e demarkacionit. Mesazhi u dha nga zv/presidenti Pence gjatë takimit që pati në Uashington me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“E diskutuam sot edhe me Zëvendës Presidentin Pence këtë çështje dhe kërkohet nga administrata amerikane që Kosova të përmbyllë sa më shpejt këtë çështje, që po mban peng dhe është kriteri i vetëm për liberalizimin e vizave. Nuk besoj se SHBA dëshiron ta cënojë integritetin territorial, kur vetë e ka njohur me atë hapësirë territoriale Republikën e Kosovës dhe me këtë hapësirë Kosova është njohur edhe nga 114 shtete të botës”-deklaroi Thaçi për Zërin e Amerikës.

Presidenti i Kosovës tha po ashtu se ka kërkuar përfshirjen direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe posaçërisht të Zëvendës Presidentit Pence për normalizimin e plotë të marrëdhënieve të të Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimit mes dy vendeve, duke mos kursyer kritikat për Bashkimin Europian.

“Duke u nisur nga ngathtësia dhe jo vizioni i BE-së, kam sot këtu në Uashington, që të kërkoj qartë mbështetjen e SHBA-së në proceset e reja që po kalojmë. Sepse Kosova padrejtësisht është izoluar nga Bashkimi Europian; padrejtësisht qytetarëve të Kosovës u mungon e drejta e lëvizjes së lirë, ne jemi të vetmit njerëz në Europë që nuk e kemi këtë të drejtë, sepse është vënë kriteri i demarkacioniut në mënyrë arbitrare në momentet e fundit dhe për shkak të reformave politike”- theksoi Thaçi, duke shtuar se mori mbështetjen e SHBA-ve për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.