SHBA përgjysmon personelin diplomatik në Kubë

Postuar në 29 Shtator, 2017 17:06

Ende pa nisur mirë, marrëdhëniet SHBA-Kubë kanë marrë goditje. “Associated Press” njofton se SHBA po paralajmëron qytetarët e vet të bëjnë kujdes gjatë vizitave në Kubë teksa ka urdhëruar më shumë se gjysmën e personelit diplomatik të largohet nga ishulli. Arsye e këtij zhvillimi janë ato që SHBA i quan “sulme specifike” ndaj personelit diplomatik, që konsistojnë në probleme shëndetësore të vazhdueshme dhe të padiagnostikueshme deri më tani. Po kështu SHBA ka ndërprerë lëshimin e viziave për një afat të pacaktuar dhe për qytetarët kubanë viza do të lëshohet nga vendet fqinj. Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të mos udhëtojnë drejt Kubës. Pala kubaneze ka lobuar shumë që SHBA të mos kalojë në këto veprime tërheqëse, por siç raporton AP, Tillerson e ka marrë vendimin brenda një nate gjatë një vizite në Kinë.

Po kështu ministri i Jashtëm I Kubës, Bruno Rodriguez deklaroi gjatë fjalës së tij në OKB se “Kuba nuk ka asnjë ide se çfarë po ndodh me diplomatët amerikanë në Havana”. Ai ka bërë thirrje që çështja të mos politiziohet dhe ka kërkuar një takim urgjent me homologun amerikan Tillerson, të cilit i ka dhënë garanci se qeveria kubaneze nuk ka asnjë lidhje me shqetësimet shëndetësore që po prekin personelin amerikan në Havanë. Po kështu ai ka deklaruar se Kuba nuk do të lejonte asnjë vend tjetër të që të ushtronte aktivitete armiqësore ndaj SHBA në territrin e vet, garanci që duket nuk kanë bindur SHBA-të nisë marrjen e masave radikale.

https://apnews.com/3602399b00044443883aa2bdef0f1a84

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.