sali berisha

Shqiptarçe, jo Turp!

Postuar në 06 Nëntor, 2022 15:22

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka disa ditë që ka nisur atë që mund të quhet një fushatë përgënjeshtrimi personal dhe publik të lajmeve të ndryshme sidomos nga Top-Channel. Së fundmi z. Rama ka reaguar edhe ndaj qëndrimeve të Ilir Metës pro “asaj ministres britanike që akuzon shqiptarët”, ndërkohë që sot, përmes një statusi akuzon kreun e PD-së, Sali Berisha për qëndrimet e veta përcjellë për “Daily Mail”:

Jashtë politikës me ligj? Demokracia në dorë të Enkelejd Alibeajt

Postuar në 17 Gusht, 2022 17:42

Një burim nga Partia Socialiste i ka thënë Muhamed Veliut dy gjëra: së pari se jo e gjithë partia është me pushime. Dhe së dyti se partia ka ndërmend të nxjerrë nga politika me ligj, Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Qëllimi konsultimeve lidhet me amendimin e ligjit aktual të dekriminalizimit. I njëjti burim thotë për “Top Channel” se amendimi synon përfshirjen e një neni me qëllim despiunizimin e parlamentit.

Sali Berisha shkruan editorialin e gazetës "Tema"

Postuar në 02 Korrik, 2022 13:41

Lexoni ju lutem editorian e djeshëm të gazetës "Tema": https://www.gazetatema.net/editorial/rikthimi-i-jugut-ne-harten-e-turizm...

Berisha: Yuri Kim po mbështet qeverinë më të korruptuar në Europë

Postuar në 21 Shkurt, 2022 15:10

Ish-kryeministri Berisha e cilëson ndërhyrjen e radhës në politikën e brendshme grupin e pyetjeve me të cilat ambasadorja amerikane iu drejtua kandidatëve të Shtëpisë së Lirisë për zgjedhjet e 6 marsit. Berisha thotë se kjo deklaratë është në shkelje të Konventës së Vjenës dhe e vë ambasadoren qartazi në krah të maxhorancës.  

20 shkurt, "lideri" i opozitës i rekomandon vetes të shfaqet si antikomunist

Postuar në 20 Shkurt, 2022 13:49

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, apo asaj çfarë ka mbetur prej saj, ka qenë sot në sheshin “Skënderbej” ku ka firmosur një peticon për dekomunistizimin. Data shënon 20 shkurt dhe ata që kalojnë në këtë vend për të djathtë, e kanë pronësuar atë si të tyren, si përkujtesë të rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, një simbol i komunizmit.

Në një prononcim z. Basha ndër të tjera tha:

Nga Nexhmija te Liria

Postuar në 08 Shkurt, 2022 11:28

Kundër Sali Berishës janë shpenzuar të gjitha municionet. Në 30 vjet gjullurdi, balistat e llucës kanë bërë pis këdo, edhe ustain e tyre, pra Berishën. Dhëndër jugosllavësh, agjent i UDB-së, kriminel, malok, aludime për inçest, spiun, mediokër, i pabesë; epitetet dhe hamendësimet duket sikur nuk duan të ndalojnë në atë që ngjan të jetë etiketa e tranzicionit.  

Berisha: Rama dhe Basha, krerët e “Meduzës” së pastrimit të parave

Postuar në 27 Janar, 2022 21:04

Sali Berisha u kthye në Parlament sot pas katër muajsh mungesë, për të mos kursyer akuzat ndaj Lulzim Bashës, njësoj si ato ndaj kundërshtarit të majtë.

Gjatë fjalë së tij, Berisha tha se është  e nevojshme që lufta për pastrimin e parave ta nisë punën me hetimin e kreut të qeverisë dhe shefit të opozitës.

Basha përjashton nga PD Berishën dhe besnikët e tij

Postuar në 11 Janar, 2022 10:13

Dy ditë pas protestës në selinë blu, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur përjashtimin e Sali Berishës dhe disa anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit nga partia. Krahas Berishës është vendosur përjashtimi i Bujar Nishanit, Flamur Nokës, Albana Vokshit, Edmond Spahos, Arben Ristanit, Klevis Balliut, Rigels Muçollarit dhe Keltis Krujës.

Shumë vonë për të denoncuar(sërish me gjysmë zëri) majin e 2017-ës

Postuar në 23 Dhjetor, 2021 21:28

Sali Berisha ka pranuar sot në MCN TV se marrëveshja e majit 2017 penalizoi Partinë Demokratike. Më tej z. Berisha ka shtuar se i ka kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës, që sipas tij është refuzuar. Ish-kryeministri i vendit ka ecur më tej: ai e ka interpretuar majin e 2017-ës si një manovër të Edi Ramës që “shpiku” idenë e bashkëqeverisjes sapo kuptoi se sondazhet nuk e nxirrnin fitues.

Berisha merr "shtëpinë ku lindi Basha(ën)

Postuar në 13 Dhjetor, 2021 14:17

Ish-kryetari i PD-së u rikthye sot në selinë e partisë së bashku me Grupin e Rithemelimit, i cili doli nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Duke e cilësuar ndërtesën “selia e demokratëve”, Berisha i kërkoi Bashës që të reflektojë deri më 18 dhjetor, dita kur do të mbahet Kuvendi që Basha ka thirrur.

Pages

Subscribe to RSS - sali berisha