Shumë vonë për të denoncuar(sërish me gjysmë zëri) majin e 2017-ës

Postuar në 23 Dhjetor, 2021 21:28

Sali Berisha ka pranuar sot në MCN TV se marrëveshja e majit 2017 penalizoi Partinë Demokratike. Më tej z. Berisha ka shtuar se i ka kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës, që sipas tij është refuzuar. Ish-kryeministri i vendit ka ecur më tej: ai e ka interpretuar majin e 2017-ës si një manovër të Edi Ramës që “shpiku” idenë e bashkëqeverisjes sapo kuptoi se sondazhet nuk e nxirrnin fitues.

Mirëpo çfarë thoshte Sali Berisha në shtator të vitit 2017:

Së pari, a më ka thënë Lulzim Basha që do të bëj takimin? Absolutisht jo, por jam i bindur në mënyrë të prerë se ai nuk ka shkuar atje i paralajmëruar se do të bëjë takimin sepse Edi Rama nga Elbasani tha se nuk po marr pjesë. Nuk di të kenë komunikuar, nuk kam pasur dijeni. Pas takimit më ka thënë dhe për hapin e tij për të pranuar çfarë ishte kërkuar dhe pak më shumë biles. Në rrafshin politik ajo ishte në vlerësimin tim një fitore e shkëlqyer. Nëse në atë kohë nuk e kam shprehur me termat e forta për arsye elektorale, unë tani e them: Ajo ishte një fitore e shkëlqyer e Lulzim Bashës. Sepse të arrije, t'ia rrëzoje gjysmën e qeverisë kryeministrit, tejkaloje çdo lloj parashikimi dhe ishte një fitore në rrafshin ndërkombëtar sepse e gjithë bota e mori vesh që ajo çadër pati kazus të drejtë dhe se ngadhënjeu kauza e çadrës. Kjo ishte. Nga ana tjetër e kam thënë dhe e them, Edi Rama shpëtoi lëkurën e vet dhe aty bëri mirë. Pavarësisht se ai për mua është ashtu siç është, përsëri ai aty tregoi një kuant politikani dhe shpëtoi lëkurën e tij. Ky ishte vlerësimi.

Marrëveshja, ky sukses i madh u kthye në të kundërt nga Edi Rama, ky ishte problemi. Ai mori të gjitha avantazhet e marrëveshjes. Ai paraqiti atë si një sukses të vetin, e paraqiti atë si një mëshirë për një djalë të mirë si Lulzim Basha dhe marrëveshjes nuk iu bë avokatia në mënyrën e duhur nga Lulzim Basha.

Kaq mund të them, që Edi Rama me një diabolizëm të pafund, përvetësoi marrëveshjen dhe Lulzim Basha nuk e bëri dot avokatinë e saj

Tani ne mund të flasim pafund për lodrat e politikës, ndryshimet e saj, lapërdhitë verbale dhe interpretative. Por fakti këtu është i pandryshueshëm: Sali Berisha jo vetëm e imponoi Lulzim Bashën në krye të PD-së, por e mbrojti atë në gabimet e njëpasnjëshme të vetat, e la atë të gabojë duke menduar se po e drejtonte si marionetë dhe në momentin që kjo marionetë ndërroi pronar po denoncon veprën e tij.

Është grotesku i një politikani që është përballë pasqyrës së gabimeve të veta fatale, të cilat tanimë nuk mund të korrigjohen as me mea culpan më të thellë.

s.zaimi

Comments

Submitted by Doktor Mortja (not verified) on

Per Daktorrin, eshte humbje kohe te flasesh.
Me 1996 duhet te ishte ne spital psikiatrik ose ne burg, per fat te keq ben akoma deme.
Nje nga te mirat qe po shkakton kriza ne PD, eshte se po del qarte se keta thjesht zihen kush do vjedhe me shume.
PS PD LSI jane thjesht grupime mafjoze, as me pak e as me shume.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.