Berisha: Rama dhe Basha, krerët e “Meduzës” së pastrimit të parave

Postuar në 27 Janar, 2022 21:04

Sali Berisha u kthye në Parlament sot pas katër muajsh mungesë, për të mos kursyer akuzat ndaj Lulzim Bashës, njësoj si ato ndaj kundërshtarit të majtë.

Gjatë fjalë së tij, Berisha tha se është  e nevojshme që lufta për pastrimin e parave ta nisë punën me hetimin e kreut të qeverisë dhe shefit të opozitës.

Mendoj se Parlamenti duhet të ndalet, me dy krerët e “Meduzës” së larjes së parave, kreun e Meduzës Edvin Kristaq Rama për larjen e 200 milionë eurove në zonat ofshore të cilën nuk e përgënjeshtroi kurrë. Jo më pak Lul Brava, për pastrimin e parave i cili mbylli çështjen në prokurori. Nëse ne duhet të bëhemi seriozë në luftën kundër këtij krimi të shëmtuar që ushqen krimet e tjera, përfshirë dhe terrorizimin, duhet të vendosim në hetim të plotë si kreun e “Meduzës”, ashtu edhe Lul Bravën. Larja e parave të pista është mekanizimi kryesor i investimeve me bashkëpunëtorët e tyre.

Berisha kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për përfshirjen e të dyve në pastrimin e parave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.