pastrim parash

Berisha: Rama dhe Basha, krerët e “Meduzës” së pastrimit të parave

Postuar në 27 Janar, 2022 21:04

Sali Berisha u kthye në Parlament sot pas katër muajsh mungesë, për të mos kursyer akuzat ndaj Lulzim Bashës, njësoj si ato ndaj kundërshtarit të majtë.

Gjatë fjalë së tij, Berisha tha se është  e nevojshme që lufta për pastrimin e parave ta nisë punën me hetimin e kreut të qeverisë dhe shefit të opozitës.

A po i vjen ora Qazim Sejdinit?

Postuar në 04 Nëntor, 2017 16:48

I përfolur si mbrojtës politik i elementëve kriminalë në Elbasan, Qazim Sejdinit duket sikur po i ngushtohet laku ose gjithçka bëhet për t'u liruar disi laku nga implikimi i ri i Sajmir Tahirit. Vizion Plus raporton se Prokuroria ka nisur një superhetim për pastrim parash ndaj familjeve kryesore të Elbasanit, ndër të cilat përfshihen edhe afërm të kryebashkiakut Sejdini. Bëhet fjalë për familje e persona që janë pronare të bizneseve të ndryshme me miliona euro xhiro e fitime.

Britania në qendër të skemës së pastrimit të parave nga Azerbajxhani

Postuar në 05 Shtator, 2017 00:18

Një hetim i gazetës britanike "thë Guardian" zbuloi se elita qeverisëse e Azerbajxhanit operoi me një skemë sekrete prej 2.9 miliardë dollarësh për të paguar europianë të njohur dhe  pastruar para përmes një rrjeti të kompanive të pasura britanike.
Të dhënat tregojnë se udhëheqja e Azerbajxhanit, e akuzuar për abuzime serioze të të drejtave të njeriut, korrupsion sistemik dhe zgjedhje të manipuluara, ka bëtë më shumë se 16,000 pagesa të fshehta në periudhën 2012 - 2014.

Në kërkim ndërkombëtar, por Becchetti nuk ka frikë të shfaqet

Postuar në 12 Gusht, 2015 17:36

Dy muaj pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pronari I Agon Channel Françesko Becchetti  ka bërë daljen e parë publike në  Londër, aty ku dhe mendohet se është zhvendosur pas largimit nga Shqipëria. Becchetti , njëkohësisht pronar i ekipit të futbollit, Leyton Orient Football Club  që luan në kategorinë e katërt, ka zbritur në fushën e blertë në shoqërinë e tranjerit Ian Hendon për të përshëndetur fansat e shumtë.Fotot e shfaqjes së tij në stadiumin e Leyton Orient janë postuar në faqen e klubit në facebook.

Subscribe to RSS - pastrim parash