sali berisha

Qesharake: Ministri (i lënë) në Detyrë lobon ta shpallin Qytetar Nderi

Postuar në 08 Nëntor, 2020 13:39

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon në faqen e vet në Facebook një tekst që e quan denoncim të këshilltarit dixhital sipas të cilit ministri i Jashtëm (i lënë) në Detyrë, Gent Cakaj po lobon që ta shpallin “Qytetar Nderi”.

raporton Berisha.

Nuk dihet sa e vërtetë është një gjë e tillë, por nëse sheh intensitetin e njoftimeve të z. Cakaj për Luginën e Preshevës mund të merret me mend se ka një investim personal në këtë drejtim.

Hap kufirin për jorezidentët dhe akuzon Sali Berishën se do të shkatërrojë Shqipërinë

Postuar në 06 Prill, 2020 13:40

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një lidhje video përmes së cilës ka akuzuar Sali Berishën si njeriu që sipas tij synon të shkatërrojë Shqipërinë. Zoti Rama ka deklaruar se bllokimi në kufi i shqiptarëve është një mënyrë për të mbrojtur jetën. Brenda 24 orëve të ardhshme tha z. Rama do të lejohet hyrja e qytetarëve që nuk kanë leje qëndrimi në vendet përkatëse të cilët do të karantinohen. Ai ka thënë se kjo kategori do paguajë një tarifë.

400 mijë € të humbura dhe 56 relacione për implikim në trafiqe. Si qëndron e vërteta me Drejtorin e Policisë?

Postuar në 06 Mars, 2020 14:34

Ardi Veliu. E di ç’është Ardi Veliu? E di ti si e kaloi vettingun Ardi Veliu? Shërbimet inteligjente të policisë, nga viti 2002 deri në vitin 2006 kanë bërë 56 informacione për implikimin e tij në trafikun e njerëzve dhe të drogës. Dhe këto që të gjitha u hodhën në kosh dhe ky u emërua Drejtor i Përgjithshëm

Berisha: 2019, më i zi se 1997

Postuar në 31 Dhjetor, 2019 15:00

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar pak më parë një videomesazh me rastin e ndërrimit të viteve. Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi vitin 2019 si më të ziun në historinë e pluralizmit shqiptar, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vijuar zbatimin e platformës së Vaso Çubrilloviçit për spastrimin etnik të Shqipërisë nga shqiptarët. Më poshtë video:

Krizat tona të mëdha të shkaktuara nga Sali Berisha

Postuar në 23 Maj, 2019 16:58

Nga viti 1997 deri në vitin 2019 Shqipërinë e kanë mbërthyer tri kriza të mëdha. Viti i 1997 ishte viti i djegies së Shqipërisë dhe i konfliktit më të madh popull-shtet në historinë tonë. Viti 1998 ishte viti i një grushti shteti nga ana e PD-së, e cila u tërhoq prej tij vetëm pas ndërhyrjes ndërkombëtare që nuk mund të pranonte marrjen me dhunë të pushtetit. Viti 2019 ka filluar të bëhet viti i një konflikti tjetër të madh PD-qeveri që kamuflohet si konflikt popull-qeveri. Nxitësi i vërtetë i të tri këtyre krizave ka qenë dhe mbetet Sali Berisha me qëllime të njëjta antishqiptare.

Berisha, Rama dhe mediat

Postuar në 15 Prill, 2019 22:10

 

Qeveria e portaleve i deklaron luftë Qytetarit Dixhital

Postuar në 26 Mars, 2019 13:49

Policia e Shetit ka shpërndarë sot një njoftim publik përmes të cilit bën me dije se do të bëjë kallëzim penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha që sipas saj poston shpifje të pamumërta “ndaj kësaj organizate ligjzbatuese”.

E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria.

Jemi pa Gjykatë Kushtetuese, jo për shkak të Vettingut, por për shkak të Edi Ramës

Postuar në 24 Mars, 2019 13:17

Gazeta e Carlo Bolinos, “shqiptarja.com” shkruan se përgjegjësinë për defunksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese e ka Partia Demokratike. Për ta argumetnuar këtë tezë të vetën që synon të heqë çdo akuzë ndaj kryeministrit si fajtor kryesor për këtë paralzë të paprecedentë, gazeta në fjalë huazon, me gjasë nga imagjinata, disa argumente specifikë.

2013-2018, asnjë ndryshim

Postuar në 13 Mars, 2019 22:25

Kryeministri Edi Rama deklaron shpesh se ndryshimi i qeverisjes, standardeve dhe shumëçkaje tjetër që ka të bëjë me institucionet publike në Shqipëri është epokal në krahasim me qeverinë e mëparëshme të drejtuar nga Sali Berisha.

Është kundërshtuar shpesh ky qëndrim dhe z. Rama është kritikuar se e ka element demagogjikë në këtë drejtim. Raporti i publikuar sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit në fakt e konfirmon këtë kritikë, meqenëse sikurse shihet më poshtë, në treguesit kryesorë ai është thuajase identik në përkufizimet e veta me raportin e vitit 2013.

Legjenda e burgosjes së Berishës...një bisedë prangash nga viti 1998

Postuar në 06 Mars, 2019 00:41

Kur nxehen gjakrat, në skenë dalin ata që dinë të heqin vallen e sherrit. Një nga këta profesionistë të zullumeve është Spartak Braho, Baba Taku me çantën e zezë siç thonë.

Pages

Subscribe to RSS - sali berisha