rusi

SHBA-Rusi, bisedime të reja për për shmangie e një konflikti ajror mbi Siri

Postuar në 14 Tetor, 2015 09:41

BBC raporton se SHBA dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime të reja për sigurinë ajrore në Siri pasi, kohët e fundit avionë të të dy fuqive sulmonin shumë pranë njëri-tjetrit. Do të mbahet një raund i tretë bisedimesh ndërkohë që dy vendet kërkojnë të gjenjë mënyrat për shmangie e një konflikti aksidental. Sekretari amerikan i mbrojtjes Ash Carter tha se ai ishte në pritje të një marrëveshjeje shumë shpejt. Nga ana tjetër Rusia tha se do të vinte me propozime të reja për t’u diskutuar gjatë video-konferencës.

SHBA-Rusi: një histori takimesh mes liderëve (foto)

Postuar në 28 Shtator, 2015 18:59

Barack Obama dhe Vladimir Putin takohen përsëri, pas një periudhe të gjatë ftohje në marrdhëniet Shtetet e Bashkuara-Rusi. Të dy u takuan në ambjentet e OKB-së për të diskutuar mbi Sirinë, Ukrainën dhe luftën kundër terrorizmit.

Austria “kthen” orën diplomatike mbrapa: Në luftën kundër ISIS, duhet të përfshihen edhe Asadi, Irani dhe Rusia

Postuar në 09 Shtator, 2015 00:14

Skenari Sadam – Gadaf nuk funksionon më. Prova gjenerale në Siri, me synim likujdimin e presidentit në fuqi, Bashar al Asad dhe mandej hapjen e kapitullit të njohur të “demokratizimit”, ka ngecur keq. Madje aq keq, saqë Perëndimi sot priret të kërkojë ndihmën e Asadit për të luftuar Shtetin Islamik. Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, deklarpi gjatë një vizite në Iran, se në luftën kundër ISIS, Perëndimi duhet të angazhojë Asadin, Iranin dhe Rusinë. “Ne kemi nevojë për një qasje të përbashkët pragmatike në këtë drejtim duke përfshirë edhe Asadin në luftën kundër ISIS”, tha Kurz.

Putin: Herët për të folur rreth një angazhimi ushtarak të Rusisë kundër Shtetit Islamik

Postuar në 04 Shtator, 2015 16:26

Presidenti rus, Vladimir Putin konfirmoi se ishte ende herët për të folur për një angazhim ushtarak të Rusisë në Siri për të luftuar organizatën e Shtetit Islamik. Ndërkohë Uashingtoni paralajmëroi se veprime të tilla, nëse do të konfirmoheshin, do të ishin destabilizuese dhe kundërproduktive.

Shigir Idol, nga 9 500 vjet, tani vlerësohet në 11 000 vjet i vjetër

Postuar në 02 Shtator, 2015 01:41

Një testim i ri i bërë në Gjermani i ka “dhënë” edhe 1500 vjet të tjera, Shigir Idol - Idhulli i Shigirit(vendi i gjetjes), një statuje druri të gjetur në Urale në shekullin e 19-të, e që konsiderohet më e vjetra në botë. Kështu, raportohet se Shigir Idol, e cila paraqet një fytyrë në krye, shoqëruar me disa vija apo shenja në bust, shkon në 11 000 vjet e vjetër. Ajo i përket fundit të Epokës së Gurit dhe është unike si gjetje arkeologjike. Analizat e karbonit të kryera më 1997, i dhanë një moshë 9 500 vjeçare, por analizat e fundit e kanë rritur vjetërsinë.

Shkëmbime zjarri artilierie mes dy Koreve

Postuar në 20 Gusht, 2015 14:48

Nga fjalët kalohet në vepra. Tensionet mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, kanë arritur nivele të reja sot, teksa janë regjistruar shkëmbime zjarri artilierie. Mediat njoftojnë se Korea e Jugut ka lëshuar disa predha në kufi, pasi forcat koreanoveriore qëlluan me raketë një stacion radio të Jugut, i cili shërben për propagandë kundër Penhianit. Ndërkohë, mijëra km më larg, në Lindje të Europës, po mahiset përherë e më tepër një tjetër vatër konflikti, edhe më i madh; ai mes Rusisë dhe Perëndimit.

Kafshë besnike, por edhe e bukur

Postuar në 20 Gusht, 2015 07:31

Nga Rusia ka origjinën edhe Haski, por në këtë vend ka edhe shumë lloje qensh të kryqëzuar. Ja disa më popullorët

Një shembull nga Rusia për turizmin në objektet ushtarake(jo me konçesion)(video)

Postuar në 16 Gusht, 2015 22:44

Rusia ka hapur për turistët një bazë navale në Balaklava në Sevastopol të Krimesë, e cila shërbente dikur për nëndetëset. Siç raporton media ruse “Russia Today”, kompleksi dikur ishte tepër sekret dhe njihej si Objekti 825 GTS dhe ndodhet nën tokë. Objekti ka tërhequr shumë turistë, çka na çon në mendje Porto Palermon në Shqipëri. Do të ishte një ide e mirë që objekti i tuneleve të nëndetësve të hapej për turistët, edhe sepse ka fitim. Ndoshta një ditë edhe ndodh, por të urojmë jo me konçesion.

Katalogu postmodernist i përrallave ruse

Postuar në 05 Gusht, 2015 13:31

Fotografja Uldus Bakhtiozina nga Shën Petersburgu sjell disa nga imazhet më të njohura të karaktereve të përrallave ruse, por "në prizmin e postmodernizmit"

Pages

Subscribe to RSS - rusi