Putin: Herët për të folur rreth një angazhimi ushtarak të Rusisë kundër Shtetit Islamik

Postuar në 04 Shtator, 2015 16:26

Presidenti rus, Vladimir Putin konfirmoi se ishte ende herët për të folur për një angazhim ushtarak të Rusisë në Siri për të luftuar organizatën e Shtetit Islamik. Ndërkohë Uashingtoni paralajmëroi se veprime të tilla, nëse do të konfirmoheshin, do të ishin destabilizuese dhe kundërproduktive.

Por sipas agjencisë ruse e lajmeve ”Ria Novosti, i pyetur për një angazhim të mundshëm ushtarak të Rusisë kundër Shtetit Islamik, Putin u përgjigj: ”Ne ndajmë vizione të ndryshme, por ajo për të cilën ju flisni nuk është në program. Është e parakohshme të themi që ne jemi të gatshëm të shkojmë atje, menjëherë”,  Ai tha gjithashtu se Rusia shiste që prej shumë kohësh armë për regjimin e presidentit, Bashar al-Assad. “Ne furnizojmë tashmë Sirinë me një ndihmë mjaft serioze përsa i përket pajisjeve ushtarake, trajnimit të trupave që ne armatosim”, shtoi ai, cituar nga agjencia ruse e lajmeve ”Ria Novosti”. Presidenti rus nuk dha detaje për nivelin apo kushtet e këtij trajnimi ushtarak.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.