Shigir Idol, nga 9 500 vjet, tani vlerësohet në 11 000 vjet i vjetër

Postuar në 02 Shtator, 2015 01:41

Një testim i ri i bërë në Gjermani i ka “dhënë” edhe 1500 vjet të tjera, Shigir Idol - Idhulli i Shigirit(vendi i gjetjes), një statuje druri të gjetur në Urale në shekullin e 19-të, e që konsiderohet më e vjetra në botë. Kështu, raportohet se Shigir Idol, e cila paraqet një fytyrë në krye, shoqëruar me disa vija apo shenja në bust, shkon në 11 000 vjet e vjetër. Ajo i përket fundit të Epokës së Gurit dhe është unike si gjetje arkeologjike. Analizat e karbonit të kryera më 1997, i dhanë një moshë 9 500 vjeçare, por analizat e fundit e kanë rritur vjetërsinë. Nuk dihet çfarë domethënie ka kjo statujë druri, e ruajtur mirë nga uji për mijëra vjet, por disa teori i shohin vijat në bust si informacion të kriptuar. Teori të tjera i shohin si përfaqësim të horizontit, si kufij mes parajsës dhe tokës, e kështu me radhë. Përveç vijave në bust paraqiten edhe disa figurina, për të cilat sërish arkeologët vetëm hamendësojmë. Statuja ndodhet në Sverdlovsk Regional History Museum.
http://www.huffingtonpost.com/entry/shigir-idol_55e3e761e4b0aec9f353b08d

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.