Austria “kthen” orën diplomatike mbrapa: Në luftën kundër ISIS, duhet të përfshihen edhe Asadi, Irani dhe Rusia

Postuar në 09 Shtator, 2015 00:14

Skenari Sadam – Gadaf nuk funksionon më. Prova gjenerale në Siri, me synim likujdimin e presidentit në fuqi, Bashar al Asad dhe mandej hapjen e kapitullit të njohur të “demokratizimit”, ka ngecur keq. Madje aq keq, saqë Perëndimi sot priret të kërkojë ndihmën e Asadit për të luftuar Shtetin Islamik. Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, deklarpi gjatë një vizite në Iran, se në luftën kundër ISIS, Perëndimi duhet të angazhojë Asadin, Iranin dhe Rusinë. “Ne kemi nevojë për një qasje të përbashkët pragmatike në këtë drejtim duke përfshirë edhe Asadin në luftën kundër ISIS”, tha Kurz. Kështu pas marrëveshjes ShBA – Iran, po lëvizet drejt hapjes me Asadin që ia doli jo vetëm të mbijetojë, por të përdorë ISIS, kundërshtari direkt i tij, si mjet për të përmbysur objektivat politike të Perëndimit. Vendi i para që merr goditje nga kjo lëvizje është Turqia, presidenti i së cilës ka një angazhim thuajse personal kundër Bashar al Asadit. Ndërkohë që marrëdhëniet Turqi-Austri nuk janë aspak të mira dhe këto komente të Kurz e acarojnë edhe më gjendjen. Ministei austriak ka nënvizuar se askush nuk duhet të harrojë krimet e Asadit, por nuk duhet që kjo të neutraizojë qasjen pragmatike ndaj krizës. “Objektivi kryesor mbetet lufta kundër terrorizmit”, tha ai.

http://www.reuters.com/article/2015/09/08/us-mideast-crisis-syria-austri...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.