Riad

Aleancë me Arabinë Saudite karshi Iranit

Postuar në 20 Maj, 2017 20:38

Shtetet e Bashkuara nënshkruan të shtunën me Arabinë Saudite një marrëveshje armatimi  në vlerën e  110 miliardë dollarëve. Kjo paketë u kurorëzua  gjatë vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump në Riad.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se memorandumi i përkatës u nënshkrua nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Rex Tillerson. "Kjo paketë tregon në mënyrën më të qartë angazhimin amerikan për bashkëpunimin  me Arabinë Saudite dhe aleatët e Gjirit si dhe zgjerimin e mundësive për kompanitë amerikane në rajon"- thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. 

Afrimi me Iranin, Obama në Riad për të qetësuar aleatët arabë

Postuar në 21 Prill, 2016 10:07

Për të katërtën herë dhe të fundit mbërriti në Riad të Arabisë Saudite, presidenti amerikan Barak Obama. Vizita vjen në një klimë mosbesimi mes dy vendeve aleate për shkak të qasjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit. Ndryshe nga vizitat e tjera presidenti Obama nuk u prit në aeroport nga mbreti i Arabisë, Selman dhe për të parën herë televizioni kombëtar nuk transmetoi live mbërritjen e kreut të Shtëpisë së Bardhë në aeroportin e Riadit.

Pas 19 vitesh në Riad kapet truri i një atentati anti-amerikan

Postuar në 26 Gusht, 2015 14:32

E përditshmja Asharq al-Awsat, të cilës i referohet AFP, njoftoi sot se pas një ndjekjeje prej 19 vjetësh, shërbimet saudite të sigurisë kanë arritur të kapin një saudit, akuzuar si truri i një atentati ku mbetën të vrarë 19 ushtarë amerikanë. Ahmed Ibrahim al-Mugassil është akuzuar për planifikimin, në bashkëpunim, të atentatit me një kamion cisternë të mbushur kryer më 25 qershor 1996 në Khobar, ku si pasojë mbetën të vrarë 19 ushtarë të ushtria amerikane dhe u plagosën 372 të tjerë, sipas kësaj gazete.

Subscribe to RSS - Riad