Pas 19 vitesh në Riad kapet truri i një atentati anti-amerikan

Postuar në 26 Gusht, 2015 14:32

E përditshmja Asharq al-Awsat, të cilës i referohet AFP, njoftoi sot se pas një ndjekjeje prej 19 vjetësh, shërbimet saudite të sigurisë kanë arritur të kapin një saudit, akuzuar si truri i një atentati ku mbetën të vrarë 19 ushtarë amerikanë. Ahmed Ibrahim al-Mugassil është akuzuar për planifikimin, në bashkëpunim, të atentatit me një kamion cisternë të mbushur kryer më 25 qershor 1996 në Khobar, ku si pasojë mbetën të vrarë 19 ushtarë të ushtria amerikane dhe u plagosën 372 të tjerë, sipas kësaj gazete. Atentati shkatërroi një ndërtesë prej disa katesh, ku banonin ushtarë amerikan dhe shkaktoi gjithashtu edhe dhjetëra të plagosur mes sauditëve dhe të huajve jo amerikane. Gazeta nuk jep detaje as për mënyrën se si u arrestua dhe as për datën e kapjes apo transferimit në Arabinë Saudite.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.