Aleancë me Arabinë Saudite karshi Iranit

Postuar në 20 Maj, 2017 20:38

Shtetet e Bashkuara nënshkruan të shtunën me Arabinë Saudite një marrëveshje armatimi  në vlerën e  110 miliardë dollarëve. Kjo paketë u kurorëzua  gjatë vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump në Riad.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se memorandumi i përkatës u nënshkrua nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Rex Tillerson. "Kjo paketë tregon në mënyrën më të qartë angazhimin amerikan për bashkëpunimin  me Arabinë Saudite dhe aleatët e Gjirit si dhe zgjerimin e mundësive për kompanitë amerikane në rajon"- thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. 
Ministri i jashtëm saudit njoftoi se Uashingtoni dhe Riadi ka nënshkruar marrëveshje me  vlerë totale 380 miliardë dollarë për 34 marrëveshje në fusha të ndryshme të tilla si mbrojtja dhe aviacioni. Rex Tillerson tha se marrëveshjet e mbrojtjes  kanë për qëllim të rrisin garancitë përballë kërcënimeve nga Irani. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.