rama

Palmer, çfarë negocioi në Tiranë

Postuar në 08 Prill, 2019 20:01

Ka krijuar shumë pështjellim vizita në Tiranë e zv/ ndihmes sekretarit të shtetit per Euroazinë, Mathy Palmer. Pa ndonjë dijeni mbi axhendën e tij, mediat në Tiranë e komentuan si një përpjekje të SHBA-ve për të zgjidhur krizën politike, por ky fakt nuk është konfirmuar nga asnjë burim deri më tani.

Mazllëmi ynë!

Postuar në 05 Prill, 2019 09:55

Si mund të lexohet heshtja e qeverisë ndaj një lajmi që qarkulloi në të gjitha mediat e vendit fqinj lidhur me një telefonate të Edi Ramës me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras? Qeveria greke doli me një deklaratë, ndërsa mediat në Athinë zbardhën këtë paragraf nga biseda.

Del Teoria e Ditës së Gjykimit

Postuar në 03 Prill, 2019 13:14

Tërheqja e kryeminstrit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme duket se janë çështje kohe. Zoti Rama por edhe të tjerë brenda mazhorancës janë të ndërgjegjshëm se mbajtja e zgjedhjeve lokale në këto kushte është një rrugë pa krye që nuk ka për t’i dhënë zgjidhje situatës. Koha në dispozicion mesa duket do shfrytëzohet për ta shitur tërheqjen jo si disfatë  apo dorëzim i Edi Ramës por si reflektim i pavarur i elitës politike të socialistëve.

Falenderimi i një bashkëpunëtori!

Postuar në 29 Mars, 2019 21:57

Vangjush Dako po bëhet gati të dalë nga skena. Të mos jetë më në vitrinën e Rilindjes, por të kalojë në prapavijë, atje ku përfunduan pa zhurmë “mëkatarët” e elitës socialiste që po t’i referohemi një thënie të ish-ambasadores amerikane në Kosovë, e kanë dhi punën”.

Kryeministri i paketave!

Postuar në 28 Mars, 2019 18:56

Kryeministri që kemi flet shumë, çdo ditë, nuk mbaron së foluri, madje është në inflacion me fjalën. Është një nga shpërdoruesit më të mëdhenj të saj. Ka 6 vjet që flet me orar pa orar.Ka luksin të merret me batuta dhe të përsërisë veten, edhe pse ata që ka përballë, audienca thjesht bën rolin e spektatorit.

Nuk ka rëndësi se çfarë thotë Rama, e rëndësishme është që ai të mendojë se po e dëgjojnë. Dhe në këtë pikë të ftuarit janë aktorë ekselentë, madje po t’u japësh mikrofonin vetësugjestionohen. Në fund të fundit e ndjejnë veten në një kategori me kryeministrin.

Një tjetër bllof publiçitar!

Postuar në 26 Mars, 2019 21:45

Në 2 Prill  2019 ishte parashikuar që Shqipëria dhe Kosova të eliminonin kufijtë, sipas marrëveshjes së firmosur në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive nëntorin e vitit të kaluar. Këtë objektiv e shpalli vetë kryeministri shqiptar Edi Rama në fjalimin euforik që mbajti në Pejë, ku madje i bëri edhe karshillëk anglishtfolësve të Brukselit.

Shteti në shërbim të Kongresit të PS

Postuar në 22 Mars, 2019 19:25

Që takimet e zotit Rama me të ashtuquajturit qytetarë janë demostrime elektorale me kontributin vullnetar të admistratës kjo nuk përbën ndonjë zbulim, po ashtu dhe fakti që këtë teatër e mirëkupton një pjesë e mirë e shoqërisë pa lënë mënjanë mediat që në disa raste vihen në dispozicion të këtij pompoziteti.

"Infektohet" edhe ambasadorja gjermane: Rama legjitim, njohim Lefter Maliqin me shokë

Postuar në 18 Mars, 2019 18:15

Deklaratave të ndërkombëtarëve mbi situatën në Shqipëri iu shtua edhe ajo e ambasadores gjermane në Tiranë, Susanne Schütz. Mesazhi është i qartë; Qeveria Federale sipas ambasadores njeh legjitimitetin e qeverisë si dhe të parlamentit që po rikonfigurohet pas djegies së mandateve nga opozita. 

I bie pragut të dëgjojë dera!

Postuar në 15 Mars, 2019 17:29

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka publikuar sot një opinion në gazetën “Panorama” ku e vë theksin tek dështimi koherent i politikës për t’i dhënë vendit një perspektivë të shpejtë europiane. Referuar situatës aktuale, ish-ministri fut në rrethin e përgjegjësive si qeverinë ashtu dhe opozitën, duke folur për sëmundjen kronike të ikjes nga përgjegjësitë, ku qeveritë dhe mazhorancat mbajnë peshën kryesore.  Me pak fjalë i bie pragut të dëgjoje dera!

Qoka e Rothit përgënjeshtron pa dashje Ramën

Postuar në 14 Mars, 2019 22:04

Një vit më parë kryeministri i Shqipërisë e shpalli veten triumfator të një beteje 20 vjeçare të shqiptarëve për t’u afruar me Europën. Tha se qeveria e tij e bindi Brukselin të japë një datë për hapjen e negociatave dhe se periudha një vjeçare deri në qershorin e 2019 do ishte një proces formal i të ashtuquajturit screeening.

Ja çfarë deklaronte ai:

Pages

Subscribe to RSS - rama