Falenderimi i një bashkëpunëtori!

Postuar në 29 Mars, 2019 21:57

Vangjush Dako po bëhet gati të dalë nga skena. Të mos jetë më në vitrinën e Rilindjes, por të kalojë në prapavijë, atje ku përfunduan pa zhurmë “mëkatarët” e elitës socialiste që po t’i referohemi një thënie të ish-ambasadores amerikane në Kosovë, e kanë dhi punën”.

Jo me Edi Ramën, por në raport me atë që percepton publiku përtej konsumit të tyre si zyrtarë publikë, perceptim që zoti kryeministër nuk e mbron dot më dhe mesa duket as nuk lodhet ta bëjë. Thjesht po argëtohet me skualifikimet publiçitare të radhës. Socialistët e duan shumë këtë lloj spektakli, me dhëmbë apo pa dhëmbë të gjithë qeshin me Edin. Ai ka çfarë ofron në skenë!

Gabimi i vetëm që Rama bëri në marketingun e këtij enturazhi që e prezantoi si vizionarë të Shqipërisë Europiane ishte me Elvis Roshin në Kavajë, ku nga një aktor komik në skenë u bënë dy. Sot në Durrës pamë një panorama tjetër. Edi ishte në humor, “Gjushi” ose “xhuxhi” siç i thonë në zhargonin e politikës bruto ishte serioz dhe pa entusiazëm.

Ai tashmë i ka dorëzuar armët dhe për hir të Edit ka vendosur të dalë nga loja. Edi i dha statusin e njeriut më të fortë të Durrësit, për 3 mandate rresht, duke e futur në një lojë interesash që nuk i kanë shërbyer vetëm atij personalisht. Sot Dako pati një falenderim për Edi Ramën të cilin e quajti bashkëpunëtor të ngushtë dhe mbi të gjitha “shok” të një revolucioni estetik që jo thjesht po ndryshon Shqipërinë, por edhe shqiptarët në vetvete, vizionin e tyre estetik për hapësirën urbane. Ky nuk është thjesht konstatim i Gjushit, është një fotokopje që qarkullon në mendjet e “gjushëve” dhe “lalëve”, klonim bio i fermës  së Rilindjes. Për më shumë videoja në vijim:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.