Shteti në shërbim të Kongresit të PS

Postuar në 22 Mars, 2019 19:25

Që takimet e zotit Rama me të ashtuquajturit qytetarë janë demostrime elektorale me kontributin vullnetar të admistratës kjo nuk përbën ndonjë zbulim, po ashtu dhe fakti që këtë teatër e mirëkupton një pjesë e mirë e shoqërisë pa lënë mënjanë mediat që në disa raste vihen në dispozicion të këtij pompoziteti.

Të shtunën pushteti përgatitet për një tjetër shfaqje pompoze siç është kongresi i Partisë Socialiste. Një shfaqje që i nevojitet zotit Rama jo vetëm për imazh, por edhe për karshikallëk ndaj opozitës që proteston. Gjithë arsenali partiak, por edhe shtetëror është përqëndruar në përgatitjet për Kongresin. 

Burime nga zyra e kryeministrit thanë për ResPublica se Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare është ngarkuar me të gjitha përgatitjet që kanë të bëjnë me organizimin e Kongresit Elektoral të Partisë Socialiste por edhe takimit "Bashkia që Duam" që do të mbahet në Sheshin "Nënë Tereza". Përveç kësaj edhe agjenci të tjera qeveritare janë në dispozicion të këtij eventi, pa përmendur këtu Bashkinë e Tiranës.

Çdo detaj që lidhet me dekorin dhe protokollin e Kongresit e ka marrë përsipër Drejtoria që është nën varësinë direkte të kryeministrit e specializuar për evente të tilla. Shkelje flagrante e ligjit dhe abuzim i hapur me taksat e qytetarëve, të cilat përdoren për aktivitete të Partisë në pushtet, me qëllimin e vetëm që lideri dhe pushteti të shfaqet në madhështinë e vet. Sa për shkeljen e ligjit kush pyet!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.