Palmer, çfarë negocioi në Tiranë

Postuar në 08 Prill, 2019 20:01

Ka krijuar shumë pështjellim vizita në Tiranë e zv/ ndihmes sekretarit të shtetit per Euroazinë, Mathy Palmer. Pa ndonjë dijeni mbi axhendën e tij, mediat në Tiranë e komentuan si një përpjekje të SHBA-ve për të zgjidhur krizën politike, por ky fakt nuk është konfirmuar nga asnjë burim deri më tani.

Kjo nuk përjashton diskutimet mbi situatën politike, pasi diten e martë janë parashikuar takime edhe me 2 krerët e partive opozitare, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit si dhe me Presidentin Ilir Meta.  Nga sa mësohet në takimin me kryeministrin Rama, Palmer nuk ka paraqitur ndonjë platformë për zgjidhjen e krizes, por ka bërë të qartë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara mbi situaten politike. Kryeministri Rama nuk ka zbardhur ndonjë detaj më shumë, përveç faktit që kishte rënë dakord për të gjitha temat.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer”-shkruan Rama.

Por burime thanë për Respublica se zyrtari Amerikan është në Tiranë për të shprehur interesin e SHBA-ve për dy baza detare amerikane në Shqipëri. Një lajm që mbetet për t’u konfirmuar pasi bisedimet të kenë avancuar. Kujtojmë që roli i SHBA-ve në rajon ka fituar një dimension tjetër pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Izraelit, Greqisë dhe Qipros për gazsjellësiin East Med nën patronazhin e amerikanëve. Kësisoj edhe rritja e pranisë ushtarake në rajon me baza detare është e domosdoshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.